Rreth nesh

rrethnesh

Televizioni Klan është kanali televiziv privat më i madh në Shqipëri

I themeluar që në vitin 1997, Televizioni Klan u licensua nga Këshilli Kombëtar i Radios dhe i Televizionit (KKRT), si kanali i parë kombëtar privat në territorin e Shqipërisë, në vitin 2001.

Televizioni Klan mbulon rreth 80% të territorit të Shqipërisë, që do të thotë rreth 90% të popullsisë së vendit. Televizioni Klan është në transmetim në dixhital tokësorë me kanalet Klan HD, Klan Plus, Klan Kosova dhe ABC News.

Televizioni Klan është edhe në transmetim satelitorë 24 orë, në satelit në të gjithë Europën nëpërmjet Digitalb, njëkohësisht edhe në SHBA dhe Kanada.

Nga data 4 Mars 2012, Televizioni Kombëtar Klan është televizioni i parë në Shqipëri, Ballkan dhe Europën Juglindore, që filloi transmetimet në High Definition, standardi më i lartë i transmetimit televiziv në botë.

Klan HD, 24 orë në HD, i pari televizion në Rajon me teknologjinë e cilësisë maksimale në transmetimet televizive.

Që nga 1 Tetori 2012, Televizioni Kombëtar Klan hedh një tjetër hap të rëndësishëm në infrastrukturën e transmetimit High Definition. Veç transmetimit tokësor High Definion, Klan HD transmeton edhe në paketën Digitalb Satelit, për të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe në të gjithë Europën.

Rekord në prodhimtari, staf profesionistësh, teknologji e lartë, prodhime dhe blerje të suksesshme, programe për të gjithë target – moshat, e bëjnë Televizioni Klan, të jetë ekrani më i dashur i të gjithë shqiptarëve, kudo ku ata jetojnë.

Televizioni Klan ka në dispozicion të prodhimit të tij 8 studio televizive, të pajisura me teknologjinë bashkëkohore. Tre prej ketyre studiove janë të përmasave gjigande, në të cilat realizohen spektaklet më të mëdha televizive.

Përveç tre regjive qendrore, të cilat janë të instaluara në ambientet e Televizioni Klan, në ndihme të realizimit të një game më të gjerë prodhimesh, si edhe mbulimesh të aktiviteteve të ndryshme live, janë edhe disa regji lëvizëse të pajisura më së miri, përkatësisht Studio Levizëse Nr. 1/2/3/4, si dhe dy studio lëvizëse në HD.

Që nga viti 2007, Televizioni Klan është i pari dhe i vetmi që ka në pronësi një studio transmetimi Satelitore Lëvizëse – SNG (Signal News Gathering), duke sjellë në ekran live, gjithçka ndodh nga çdo cep i Shqipërisë dhe jashtë saj. SNG e Televizioni Klan shërben edhe për transmetime satelitore të gazetarëve të huaj, për raportet e tyre të përgatitura në Shqipëri.

Më datë 4 Mars 2012 inagurohet studio më e re dhe teatri i vetëm në Shqipëri dhe Rajon, i pagëzuar si “Teatri i RTV Klan”. Teknologjia më e fundit dhe rikontruksioni i plotë i studios, solli studion televizive më të madhe dhe më high – tech në tregun televiziv në Shqipëri.

Teatri u kurua nga mjeshtrat italianë të skenografisë dhe ndriçimit, Gaetano Castelli dhe Marcello Jazzeti, duke u shndërruar teatri i vetëm me teknologjinë më të fundit botërore.

Në këtë teatër janë prodhuar spektakle dhe patenta ndërkombëtare dhe programe nga vetë Televizioni Klan, si: X Factor Albania (4 sezone), “Gjeniu i Vogël”, “Your Face Sounds Familiar”, “Dance With Me”, “Kënga ime”, “Xing me Ermalin”, etj.

Stafi

Televizioni Klan është televizioni me rekord në prodhimtari. Është i vetmi televizion në Shqipëri me personelin më të kualifikuar, duke qenë i vetmi televizion që garanton cilësi të lartë transmetimi dhe i vetmi që është Media – Partner, për organizime dhe transmetime “live” nga çdo cep i Shqipërisë.

Autorët, prezantuesit dhe producentët më të mirë shqiptarë dhe ato të huaj kanë zgjedhur gjithmonë Televizioni Klan, për të prodhuar ose transmetuar prodhimet e tyre artistike.

Përmendim transmetime “live” nga sheshi “Skënderbej” i koncertit të madh të ndërrimit të viteve, festivalin “Kënga Magjike”, “Miss & Mister Albania”, “Miss Shqipëria”, “Miss Globe International”, “Inva Mula në Butrint”, koncertin madhështor të grupit kosovar “Elita 5”, direkt nga sheshi “Skënderbej”, koncertin e grupit legjendar “Scorpions”, direkt nga stadiumi “Selman Stermasi”, koncertin e kantautorit me famë botërore “Goran Bregovic”, direkt nga Pallati i Kongreseve”, koncertin recital të Ardit Gjebresë “Ja ku jam”, blerjen dhe realizimin e talent – show më të famshëm në të gjithë botën “X Factor Albania”, “Your Face Sounds Familiar”, “Dance With Me”.

Mbulim dhe koment maratonë të të gjitha zgjedhjeve elektorale në Shqipëri, që nga viti 2001, si dhe transmetimi ekskluziv satelitor maratonë i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës (Shkurt 2008), direkt nga Prishtina.

Realizimi i koncertit madhështor “Rrugëtimi i Kombit”, me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Nën logon e Klan, publiku informohet, argëtohet dhe edukohet nga programet më të mira në tregun televiziv shqiptar, të sjella në ekran nga emra të famshëm dhe të suksesshëm, si Blendi Fevziu, gazetari autor i emisionit politik më të ndjekur “Opinion”, (nga 1998 në Televizioni Klan) dhe “Opinion +” (2006 – 2008).

Andi Bushati, gazetari – autor i programit dossier “Zonë e Ndaluar” (2006 – 2009). Enkel Demi, gazetari dhe prezantuesi i mirënjohur i maratonave informative të Departamentit të Lajmeve në zgjedhjet elektorale, apo në raste të jashtëzakonshme, por edhe prezantuesi i disa prej spektakleve, prodhime të Klan, si “Gjeniu i Vogël II”, “C’est la vie” dhe të game – show “Kutia e Fundit”, (2004 – 2012).

Ardit Gjebrea, showmen –i më i famshëm shqiptar, i cili bashkëprodhon me Klan që nga viti 2003, festivalin më prestigjoz të muzikës moderne shqiptare “Kënga Magjike”.

Në sesonin televiziv 2008/2009, Ardit Gjebrea fillon maratonën argetuese të së dielës, në një format të ri dhe hit, prodhim i Klan, “E Diela Shqiptare”, çdo të dielë nga ora 13:30 deri në 19:30.

Pandi Laço, Bledi Laço dhe Adi Hila, tre më të mirët e spektakleve në Shqipëri, janë autorë të prodhimeve më gjigande në Klan, si “Këngët e Shekullit”, “Gjeniu i Vogël“, “Maratona e Këngës Popullore e Qytetare”, “C’est la vie“, “Kënga Ime”, “Musical Musiklan”, etj.

Dyshja e suksesshme Laço është autor i ciklit të emisioneve “Histori me Zhurmues” (2008 – 2011).

Albert Dumani, autor programesh, prezantues dhe aktualisht Drejtor Programacioni, realizon në Televizioni Klan, 4 sezone të spektaklit veror, së bashku me Fatos Risto “Netë Vere”, “Suavemente”, programin e përditshëm “Tek Blloku”, “Duel”, “Një kafe në Klan”, “Showbiz”, “Nata e Çmimeve Oskar në Klan” (2006 – 2014), etj.

Zana Çela, një nga producentet dhe prezantueset e suksesshme të ekraneve shqiptare realizon dhe prezanton në Klan, 5 edicione të talent – show “Akademia e Yjeve”, (2006 – 2010), ku u “prodhuan” yjet e rinj në muzikë, balet dhe instrument.

Vera Grabocka, miti i regjisë televizive, ka zgjedhur gjithmonë Klan për të prodhuar evenimente si, “Miss Albania”, “Vallëzim në fund të vitit”, “Dua më shumë Shqipërinë”, apo “Euro Grand Prix”, festivali europian i videoklipit.

Në sezonin televiziv 2007, Vera Grabocka, nis në Klan programin “Me shumë dashuri” (2 edicione), duke siguruar rekorde audience.

Në sezonin 2011 – 2012, Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu realizojnë garën muzikore super të ndjekur “X Factor”, 4 sezone në RTV Klan.

Më pas, dyshja e suksesshme Grabocka – Vejsiu nisin në 2014 – ën dy formate ndërkombëtare, “Dance With Me” dhe “Your Face Sounds Familiar”.

Aida Shtino ka zhvilluar misionin e saj human në Televizioni Klan, me emisionin “Njerëz të Humbur”, (2008 – 2011).

“Zonë e Lirë” nga Arian Çani rikthehet në Televizioni Klan në 2011, duke vazhduar suksesin si një ndër programet më të ndjekur.

Në 2010, i ribashkohet profesionistëve në Klan, prezantuesja e ëmbël, Rudina Magjistari, me programin e saj të përditshëm “Takimi i Pasdites” (5 edicione) dhe me emisionin “Rudina”.

Programe të tjera të mëparshme të prezantuara prej Magjistarit janë; “Maratona e Këngës Popullore I”, “Porta e Fatit” dhe “Taksi e Rezervuar”.

Agron Llakaj i bashkohet ekipit të gjigandit Klan në 2010 – 2012, me quiz – show më të ndjekur, “Kush do të bëhet Milioner!”.

Në 2015, një tjetër emision me audiencë absolute nis në TV KLAN, nga Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj, emisioni satiro – investigativ “STOP”.

Në 2016 rikthehet në Televizioni Klan showmen – i Ermal Mamaqi, me emisionin “Xing me Ermalin”, emisioni më i ndjekur i të shtunave në mbrëmje në prime – time, si dhe shumë emra të tjerë të dukshëm ose jo në ekran, të gjithë së bashku me synimin për të ofruar më të mirën!

Klan Lajme

Lajmet në Klan, një prioritet për profesionalizëm, paanshmëri dhe saktësi.

Të gjejmë çdo çast lajmin është profesioni ynë.

Ne jemi kudo, për të sjellë tek ju gjithçka ndodh, me entuziasmin e gazetarëve profesionistë.

Politika, Aktualiteti, Ekonomia, Kultura dhe Sporti vijnë në ekranin tonë me qëllimin e vetëm, objektivitetin dhe të vërtetën.

Me gazetarët anchorman/woman më të mirë: Reis Çiço, Drini Zeqo, Kostana Morava & Arben Mevlani.

Historiku

Televizioni Klan nis transmetimin më datë 25 Tetor 1997, me një programacion vetëm me filma.

“France ‘98” ka qenë emisioni i parë i Televizioni Klan, një program sportiv për Kampionatin Botëror nga Pandi Laço, Bledar Laço dhe Agron Llakaj.

“Opinion” nga Blendi Fevziu, emisioni më i ndjekur politik në ekranet shqiptare, nis transmetimin e tij nën logon e Televizioni Klan, në Tetor 1998, i cili vazhdon të transmetohet dhe sot në këtë ekran.

Në Shkurt të vitit 1999, selia e shoqërisë ndryshon dhe transferohet në Rrugën “Dervish Hima” Nr. 1, me ambiente të mëdha, kushte moderne pune, rritje të numrit të personelit, gjë e cila ndikon edhe në rritjen e cilësisë së produktit për publikun.

Marrja e godinës “Sallë e Lojrave” ishte dhe një ndër investimet më të mëdha të Klan, sepse ajo godinë e marrë në një gjendje thuajse e rrënuar, u shndërrua në një nga studiot televizive më të mëdha të vendit, në të cilën u zhvilluan programe dhe spektakle të prodhuara 100% nga Televizioni Klan, ose bashkë – produksione.

Në vitin 1999, Televizioni Klan blen Studion Lëvizëse Nr. 1, e cila ka shërbyer për transmetimet direkte të evenimenteve të ndryshme që janë zhvilluar jashtë ambienteve të Televizionit Klan.

Transmetimi i parë “live” i kësaj studio ka qenë spektakli rinor “Duel”, direkt nga ish – teatri “Rubairat”, programi i parë rinor i cili testonte dhe afirmonte njohuritë dhe talentin e gjimnazistëve të kryqeqytetit në këngë, aktrim, modelim dhe njohuri të përgjithshme.

“Duel”, një program nga Albert Dumani dhe Fatos Risto, me regji nga Artur Bejzade.

Në verën e vitit 2000, Televizioni Klan, me anë të Studios Lëvizese Nr.1, ishte televizioni i parë privat (pas TVSH – së) që transmeton “live” nga një ambient i jashtëm, spektaklin “Netë Vere”, një program nga Albert Dumani dhe Fatos Risto, me regji nga Artur Bejzade, direkt nga kompleksi i pishinave “Akuadrom”, i cili u bë programi hit i verës për katër vite rresht (2000 – 2004).

Në Nëntor të 2000, Televizioni Klan nis prodhimin dhe transmetimin e spektaklit “Porta e Fatit”, lotaria kombëtare, e cila vinte përpara publikut me elemente spektakli.

Kjo lotari u përfshi në spektaklin më të madh për këngën popullore e qytetare “Maratona e Këngës Popullore e Qytetare”, i prezantuar nga Rudina Magjistari dhe regjisor Bledar Laço.

Ky program nisi transmetimin më 20 Nëntor 2000 – 21 Prill 2001. Me shifrat rekord në shikueshmëri dhe interesimin e publikut, Televizioni Klan prodhon një seri të dytë të “Maratona e Këngës Popullore e Qytetare II”, kësaj here si një tablo më e madhe e këngëve, kulturës, traditave dhe folkut të të gjitha trevave shqiptare, duke përfshirë edhe Kosovën.

Skenografia madhështore u ideua nga skenografi i njohur, Bashkim Zahaj. Spektakli u zhvillua në Studion Nr.2 të Televizionit Klan, më e madhja në Shqipëri.

Më 31 Dhjetor 2001, Televizioni Klan inauguron Teatrin Televiziv, i pari në Shqipëri në rrjetin e televizioneve dhe më i madhi në Ballkan, mikpritës i spektaleve gjigande, si “Porta e Fatit”, “Gjeniu i Vogël”, “Akademia e Yjeve”, “Këngët e Shekullit“, “Kutia e Fundit” dhe “Tek Blloku”, “Taksi e Rezervuar”, “Maratona e Këngës Popullore e Qytetare”, “Kombinat Show”, “Me Shumë Dashuri“, “Zonë e Lirë”, etj.

Në verën e vitit 2007, selia dhe studiot e Televizionit Klan zhvendosen në ambientet e mëdha të ish – Kinostudios, “Shqipëria e Re”, duke ndërtuar 4 studio gjigande për superprodhime televizive.

Studiot e reja mirëpresin formatet e reja të programeve, “Gjeniu i Vogël”, “Njerëz të Humbur”, “E Diela Shqiptare”, “Opinion”, “Takimi i Pasdites”, “Histori me Zhurmues”, etj.

Televizioni Klan është i vetmi televizion në Shqipëri që ka në pronësi një teatër televiziv, i pari në Shqipëri në rrjetin e televizoneve dhe më i madhi në Ballkan, mikpritës i spektaleve gjigande, si “Gjeniu i Vogël”, “Akademia e Yjeve”, “Këngët e Shekullit”, “Kutia e Fundit”, “100 Vjet Muzikë”, “X Factor Albania”, “Your Face Sounds Familiar”, “Dance With Me”, “Kënga ime”, “Xing me Ermalin”, etj.

Në pranverën e 2012, Televizioni Klan nis transmetimet në formatin HD (High Definition), si i vetmi televizion në Ballkan që transmeton 100 % të programeve të tij në standardin më të lartë të transmetimit televiziv në botë. 

Programet e huaja të blera me të drejta transmetimi nga Televizioni Klan

Drame, eros, humor, aksion, romancë dhe adrenalinë përjeton publiku, duke ndjekur Klan. Prodhimet më të suksesshme ndërkombëtare, serialet dhe filmat më të pëlqyer.

Televizioni Klan ishte televizioni i parë privat në Shqipëri, që “luftoi” dhe zbatoi Ligjin për të Drejtën e Autorit në transmetimet e tij. Çdo sekondë e ekranit tonë është e blerë në zbatim të ligjit në fuqi, për të drejtën e autorit.

Serialet dhe telenovelat, në vazhdën e programeve të blera, Televizioni Klan ka lidhur kontrata me të gjitha kompanitë më prestigjioze si “Walt Disney”, “CBC Paramount”, “Warner Bros.”, “Fox Intl”, “Globo Tv”, “Raitrade”, “Mediatrade” etj, duke ofruar për publikun seriale, filma kinematografikë dhe telenovela me vlerësime (ratings) të konsiderueshëm në televizionet e huaja ku janë shfaqur.

Përmendim këtu disa tituj hit si: “Oktapodi”, “Magjia”, “Saint Tropez”, “Ezel”, “Alias”, “Grey’s Anatomy”, “Açording to Jim”, “Gymysh”, “Skllavja Izaura”, “E preferuara”, “Paso Adelante”, “Bachelor” “CSI.NY”, “Dr.House”, “Sex And The City”, “Californication”, “Menekshe dhe Halili”, “Shamikuqja”, “Shtëpiake të Dëshpëruara”, “Ezel”, “Jetë e Hidhur”, “Kuzey Guney”, “Dashuri e Ndaluar”, “Ertugrul”, “Diamante dhe Dashuri”, “Fatë të Kryqëzuara”, “Duaje Jetën”, “Kurti dhe Sura”, “Fundi”, “Bidaai”, “Sarasvaticandra”, “Një Pjesë e Imja”, “Maral”, “Sulltanesha Kosem”, e dhjetëra të tjerë.

Gjithmonë kemi zgjedhur dhe do të përzgjedhim prodhimet më të mira ndërkombëtare, me kënaqësinë që sukseset e huaja, të jenë në Shqip edhe për publikun shqiptar, nën logon e Klan.

Prodhime – Televizioni Klan & Klan HD

(të vendosura në mënyrë kronologjike):

Opinion nga Blendi Fevziu (1998 – vazhdon…)

Titanik – Telekomedi (Dhjetor 1999)

Gezuar nga Shkodra (Dhjetor 1999)

Një Kafe në Tv Klan (Shtator 1999 – Korrik 2003)

Edhe Unë Dua Të Qesh – Telekomedi (Dhjetor 2000)

Duel (2000 – 2001)

Sport & Show (Shtator – Qershor 2000)

Porta e Fatit (Nëntor 2000 – Shkurt 2003)

Kënga Magjike (qe nga viti 2003)

Kopertina VIP (2000 – 2007)

Maratona e Këngës Popullore e Qytetare I (2000 – 2001)

Maratona e Këngës Popullore e Qytetare II (2003)

Netë Vere I (2 Gusht – 4 Shtator 2000)

Netë Vere II (19 Korrik – 4 Shtator 2001)

Showbiz (Mars 2002 – Gusht 2005)

Netë Vere III (23 Korrik – 2 Shtator 2002)

Netë Vere IV (22 Korrik – 29 Gusht 2003)

Kombinat Show (28 Nëntor 2003 – 11 Qershor 2004)

Gjeniu i Vogël (2004 – 2016) 7 edicione

Kutia e Fundit (Shtator 2004 – Dhjetor 2011)

Tek Blloku (Shtator 2004 – Korrik 2006)

Blue (2004 – 2009)

Taksi e Rezervuar (30 Tetor – 31 Dhjetor 2004)

Këngët e Shekullit I (7 Mars – 30 Maj 2005)

Zonë e Lirë (Shtator 2005 – Janar 2007)

Ora 7 (Shtator 2005 – Korrik 2006)

Akademia e Yjeve I (3 Prill – 12 Qershor 2006)

Suavemente (19 Qershor – 6 Gusht 2006)

Zonë e Ndaluar nga Andi Bushati (Shtator 2006 – 2009)

Akademia e Yjeve 2 (1 Prill – 24 Qershor 2007)

Opinion + nga Blendi Fevziu (Shtator 2006 – Korrik 2008)

Aldo Morning Show (Shtator 2007 – vazhdon…)

Këngët e Shekullit 2 (2006)

Akademia e Yjeve 3 (2 Shkurt – Qershor 2008)

Me shumë dashuri (2 sezone, 2007 – 2009)

Maratona e Këngës Popullore e Qytetare (7 sezone)

E Diela Shqiptare (Shtator 2008 – vazhdon)

Njerëz të Humbur (Shtator 2008 – 2011)

Akademia e Yjeve 4 (Mars – Korrik 2009)

Këngët e Shekullit III (Shtator – Dhjetor 2010)

Takimi i Pasdites (2010 – 2015)

Akademia e Yjeve 5 (5 Prill – 26 Qershor 2010)

Promozone (nga Shtator 2010 – Korrik 2012)

Këngët e Shekullit IV (Shtator – Dhjetor 2011)

Zonë e Lirë (Shtator 2011 – vazhdon)

X Factor Albania (4 sezone, 2012-2015)

100 Vjet Muzikë (6 Tetor – 31 Dhjetor 2012)

X Factor Albania 2 (28 Tetor 2012 – Mars 2013)

Miss Albania 2012 (Nëntor 2012)

Jo Vetëm Modë (nga Shkurt 2013 – vazhdon)

Musical Muziklan (Nëntor 2013 – Janar 2014)

Dance With Me (Shtator 2014 – vazhdon )

STOP (Shtator 2015 – vazhdon)

Your Face Sounds Familiar (Shkurt 2016 – vazhdon)

Rudina (Shtator 2016 – vazhdon)

Xing me Ermalin (Shtator 2016 – vazhdon)

dhe prodhimet vazhdojnë…!