Dy peshkatarë janë ndihmuar nga policia kufitare pasi rrezikuan të mbyteshin teksa peshkonin.

Ngjarja është regjistruar në hapësirën ujore mes Shëngjinit dhe Tales ku mbetën të bllokuar për shkak të dallgëve të larta të detit.

“Si rezultat janë lokalizuar, marrë në mjetin lundrues të Policisë Kufitare dhe transportuar në portin e Shëngjinit, shtetasit Gj. L., 56 vjeç, dhe S. L., 43 vjeç, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore”, njoftoi policia.

Gjithashtu është tërhequr në hapësirën e portit mjeti ujor me të cilin ata peshkonin.

“Dy shtetasit kanë falënderuar shërbimet e Policisë Kufitare për gatishmërinë dhe ndihmën e ofruar menjëherë. Policia e Shtetit apelon që në çdo rast nevoje të kontaktohet me strukturat e saj, sepse reagimi dhe ndihma do të jenë të menjëhershëm”, njoftoi policia./tvklan.al