Kylie dhe Kendall Jenner janë përleshur fizikisht në episodin e djeshëm të “Keeping Up With the Kardashians”.

Kendall akuzoi Kylie-n se “e ka goditur me takë në qafë” dhe motrat janë betuar se nuk do të flasin më kurrë me njëra-tjetrën.

Ndërsa Kim nga telefoni i Kourtney, dëgjoi motrat e saj duke u grindur në automjet, u shqetësua shumë. Ajo thirri menjëherë sigurimin dhe bërtiti me fjalët se “është një urgjencë, shkoni merreni Kendall”.

Është bërë e ditur se grindja ka ndodhur sepse Kendall ishte mërzitur që Kylie kishte përdorur  veshjen e saj, kur familja kishin shkuar për pushime në Palm Springs, California./tvklan.al