INSTAT_rritje

Instituti i Statististikave thotë se aktiviteti ekonomik në Shqipëri në tre muajt e parë të 2015 -ës ka pësuar rritje me 2.3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por në dallim me tre mujorin paraardhës aktiviteti ekonomik i ndërmarrjeve kryesore në vend ka pësuar rënie me 17.7%.

Ajo që bie në sy në raport, në të dyja periudhat e mara në analizë, është rënia e aktivitetit në Industri. Krahasuar me një vit më parë aktiviteti në industri ka rënë me 9,3 %, ku dega me rënien më të madhe është Industria Nxjerrëse me 29,7 %. Në tremujorin e fundit të 2014, aktiviteti ne Industri shënoi rënie 17,2 % dhe rënia më e  lartë është sërish në Industria Nxjerrëse me 29,2 %.

Pozitivisht në rritjen prej 2.3% të aktivitetit ekonomik në Shqipëri në 3 muajt e parë të vitit, krahasuar me një vit më parë, ndikuan aktivitetet që kryhen në sektorët agjenci udhëtimi, energji elektrike dhe furnizimi me ujë.

Ndërsa në rënien që pati aktiviteti ekonomik, krahasuar me tremujorin e fundit 2014, përveç industrisë, ndikuan edhe sektorët si Transporti dhe Ndërtimi. Volumi i ndërtimit në këtë hark kohor është ulur me 33,6 % .

Tv Klan