Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Për t’u vizituar pa para, njerëzit i janë drejtuar Sigurimeve Shoqërore. Me një librezë dhe kontribut të derdhur për Sigurimet Shëndetësore përfitojnë të mos dhënit para mjekut. 600 vetë në tre muaj janë regjistruar vullnetarisht në skemën e Sigurimeve Shoqërore. Numri i vullnetarëve është rritur pas aplikimit në spitale të skemës së re të kontributeve, po kështu dhe emigrantët që i shtohen kësaj liste.

“Vetëm këtë vit kemi mbi një mijë veta dhe kohët e fundit kemi mbi 600 veta, duke filluar që nga muaji Maj e deri tashti, që vijë të sigurohen me sigurimin vullnetar për të përfituar sidomos nga lehtësirat që i jep ky sigurim për të përfituar nga ekzaminimi mjekësor. Nëse sigurohet për të gjithë periudhën njëvjeçare, atij i bëhet një zbritje prej 10%, për një periudhë dyvjeçare i bëhet një zbritje për 20%”./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti