MIloRritja e ndjeshme e përfaqësimit të partive të ekstremit të djathtë dhe të majtë në Parlamentin Europian, ka shtuar friken së Shqipëria mund të rrezikojë marrjen e statusit të vendit kandidat. Të pozicionuara kundër zgjerimit të familjes europiane dhe kundër emigracionit, sipas qeverisë shqiptare përfaqësuesit e këtyre forcave ia dolën të ushtronin presion duke penguar që dhjetorin e shkuar vendit ynë të merrte refuzimin e 3 rradhazi për statusin.

Por për ekspertët e Ministrisë së Punëve të Jashtme,  rezultati i zgjedhjeve nuk do të ndikojë aspak dhe me të gjitha gjasat në qershor kërkesa e Shqipërisë për statusin do të pranohet.

Të njëjtin qëndrim ndajnë dhe dy ish-ministrat e jashtëm Aldo Bumçi dhe Paskal Milo, të cilët duke iu referuar shifrave konkrete të vendeve që këto forca ekstremiste do të zenë në Parlamentin Europian pas zgjedhjeve të kësaj të diele në vendet e Bashkimit Europian.

Për ish-ministrin Bumçi në dhjetor qeveria e përdori si alibi presionin që këto parti patën për të penguar statusin për Shqipërinë.

Ndërsa për profesor Milon i cili është i sigurt se arsye kryesore e refuzimit të statusit ishin pikërisht përfaqësuesit e ekstremit të djathtë, situata pas zgjedhjeve ka ndryshuar në favor të vendit tonë tashmë, pavarësisht rezultateve pozitive për këto forca politike europiane.

TV KLAN