Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në forumin për ndryshimet klimatike, i cili bëri bashkë përfaqësues nga rrjeti i qyteteve B40. Gjatë fjalës së tij, Veliaj vlerësoi bashkëpunimin mes qyteteve të rrjetit B40 për ndërtimin e një sistemi që funksionon për të mësuar nga eksperiencat e njëri-tjetrit.

“Jam vërtetë i lumtur se sa shpejtë kemi ecur dhe se si kemi ngritur standardin e një rrjeti që funksionon kryesisht për të nxënë, por edhe për të mësuar nga njëri-tjetri. Për të nxënë dhe për të kuptuar se çfarë ka funksionuar nga qytete të ndryshme, por edhe për të kuptuar se çfarë nuk ka funksionuar dhe çfarë mund të bëjmë më mirë dhe se si në kontekste dhe realitete të ndryshme ne kemi mënyra se si disa gjëra ecin përpara dhe kthehen pastaj në shembull për gjithë rajonin.”  

Kryebashkiaku e vuri theksin edhe tek zhvillimi ekonomik i Tiranës.

Sot pas 8 vitesh nga 25% tekstil dhe 25% këpucë qyteti i Tiranës prodhon 25% të ekonomisë së vet turizëm dhe 25% punë dixhitale që paguajnë dhjetëfishin e punëve të tekstilit dhe të këpucëve. Kjo do të thotë që brenda 2 mandateve çdo qytet mund të ndryshojë edhe profilin e vetë ekonomik. Ne vjet në Shqipëri kemi pasur një rekord të 10 milion turistëve dhe këtë vit po presim 15.”

Një prej nismave për të shtuar gjelbërimin sipas kryebahskiakut është mbjellja e pemëve nga qytetarët për evente të veçanta, ditëlindje, martesa apo dhe në përkujtim të një të afërmi.

Klan News