#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

“Just Dance” me Anna Gjebrean/ Epike përgjigja e këngëtares për “Kënga Magjike”

Të humbasësh peshë me injeksione diabeti, a është ky trendi më i ri i VIP-ave?

Top Shop/ Ky nuk është Black Friday, por përsëri përfitoni deri në 70% ulje

Vajza e Ardit Gjebreas në “Kënga Magjike”?! Anna: Ka konflikt interesi…

Ajo është vetëm 13 vjeçe, ka pak vite që është futur në tregun muzikor, por nga ana tjetër mund të themi se ajo është lindur në skenë. Vajza e Ardit Gjebreas, Anna, duket se ka trashëguar nga i ati talentin për muzikën e tashmë ajo ka publikuar këngën e saj të tretë “Just Dance”.

Për prezantimin e kësaj kënge, Anna ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ku tregoi se si ishte realizuar kjo këngë, kush ishin bashkëpunëtorët e saj dhe se si kishin shkuar xhirimet e videoklipit. Mes të tjerave ajo tregoi paksa edhe se si e priti i ati i saj këtë këngë të tretë të sajën. E pyetur nga Rudina Magjistari nëse do të marrë pjesë ndonjëherë në “Këngën Magjike”, Anna me të qeshur thotë se duke qenë se producent është i ati, ka konflikt interesi dhe se nuk mund të jetë konkurrente.

Rudina Magjistari: Jemi në këto ethet e “Këngës Magjike”, e mendon se do të marrësh pjesë ndonjëherë në “Këngën Magjike”?

Anna Gjebrea: Është konflikt interesi, nuk mund të marr pjesë.

Rudina Magjistari: Po domethënë nuk ke ndërmend të marrësh pjesë asnjëherë?

Anna Gjebrea: Po unë nuk marr dot pjesë se duke qenë babi im producenti… Unë nuk mund të konkurroj.

Rudina Magjistari: Jo, ti ke të drejtë kur e thua që mund të trajtohet kështu, por në fakt dëshira e të gjithëve do të ishte që të shikonin në atë skenë, të jesh e sigurt për këtë.

Anna Gjebrea: Po unë kam disa kohë që i them babit që të konkurroj te “Kënga Magjike”, ndalova së thëni dhe këtë vit më ka thënë mendoj se je gati me këtë këngën.

Rudina Magjistari: Për këngën e publikuar, mbetet për t’u parë nëse në të ardhmen do të shikojmë në atë skenë, ndoshta jo si konkurrente, ndoshta në mënyrë tjetër, nuk e di si mund të mendohet, por gjithsesi ti ke filluar të ndjekësh rrugën tënde, pra në pamundësi për të marrë pjesë në festivalin e babit, ti ke filluar të bësh vidoklipet e tua këtej.

Rudina Magjistari: Po Arditi kur do e bëjë një këngë për ty? Si përgjigjet Anna Gjebrea

Anna Gjebrea vajza e një prej figurave më të dashura të ekranit tonë, Ardit Gjebreas, ka publikuar këtë të enjte këngën e saj të tretë “Just Dance”. Për këtë këngë ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan. Ajo ka treguar pak se si e ka pritur Ardit Gjebrea këtë këngë, duke thënë se ai asnjëherë nuk i imponon mendimet e tij te ajo, por pret t’i thotë ajo e para se çfarë mendon.

“Babi edhe kur më vë një këngë nuk jep opinionin e tij dhe pret për timin. Thjesht më vë një këngë dhe thotë më thuaj dhe nuk reagon. Në qoftë se më pëlqen mua dhe në qoftë se i pëlqen edhe atij ashtu bëhet”, tha Anna Gjebrea.

Më tej Anna ka treguar edhe bashkëpunëtorët e saj për këngën e fundit të cilët edhe këtë herë janë emra të huaj. E nxitur nga kjo, Rudina Magjistari e ka pyetur se nëse Ardit Gjebrea do i bëjë një këngë vajzës së tij, pasi sa herë që dëgjohet se Anna ka nxjerrë këngë, të gjithë mendojnë se këngën e ka kompozuar babai i saj. 

Rudina Magjistari: Ti punon në përgjithësi me artistë të huaj, po Arditi kur do e bëj një këngë për ty? Se kur dëgjon Annën të këndojë, gjëja e parë që të shkon në mend është “me siguri Arditi ia ka kompozuar  këngën”.

Anna Gjebrea: I kam thënë, por nuk është se lutem pafund që ta bëjë.

Rudina Magjistari Me krenari! Nuk i lutet! Po deshi, po s’deshi… Anna do bëjë rrugën e vetë, Arditi si të dojë./tvklan.al