Rutina ime e bukurisë…/ Si ka qenë dikur dhe si kujdesemi sot për pamjen tonë

Aktorja Florinda Mazreku i habit të gjithë: Për herë të parë jam lyer ku kam qenë…

Jo vetëm fëmijët po breza të tërë prindërish e njohin aktoren e dashur të Teatrit të Kukullave, Florinda Mazreku. Aktorja e njohur jetën e saj ia ka dedikuar kukullave, fëmijëve dhe teatrit. E zhytur në kujtime duke treguar për herë të parë në publik fotot e saj të rinisë, në studion e “Rudina” na tregon se sa bukur shkrihet thjeshtësia dhe eleganca duke sfiduar kohën dhe modën.

Ëmbëlsia dhe zëri që bëri për vete me qindra fëmijë nuk e ka humbur akoma bukurinë, e teksa tregon për kohët e kaluara Mazreku për një moment i habit të gjithë. “Jam lyer për herë të parë kur kam qenë 40 vjeçe,” ka thënë mes të qeshurash ajo.

Florinda Mazreku: Mua të më fusësh në një dyqan me këto produktet kozmetike, moj edhe atëherë edhe tani, po të them jam lyer në moshën 40-vjeçe, se nuk lyeja as buzët e asgjë.

Rudina: Je lyer për herë të parë do të thuash apo…

Florinda Mazreku: Po jam lyer, buzët domethënë se deri në 40 vjeçe nuk i lyeja. Dhe për herë të parë erdhi mbesa ime nga jashtë, solli ca kështu nga Gjermania, për të bërë flokët e këto të gjitha dhe aty për herë të parë jam futur te mbesa ime për të bërë diçka, domethënë që më ka rregulluar ajo. Pastaj të shkoj nëpër këto produktet, po të them nuk marr vesh fare, absolutisht asnjë gjë edhe parfumet për shembull tani nuk i mbaj as mend./tvklan.al

Kujdesi ndaj vetes/ Të ftuarit sjellin objektet e veçanta në studio

Rutina ime e bukurisë, atëherë dhe sot/ Pyetjet pikante