“Nji grusht trandafila”, klipi qe beri bashke Mentorin, Diellzen dhe Dasaren!

Sot do e nisim programin me një këngëtar nga Kosova shumë i dashur për të gjithë ne i cili ka spikatur me zërin dhe këngët e tij. Sapo ka publikuar projektin e tij më të fundit muzikor “Nji grusht trandafila”. Bëhet fjalë pikërisht për këngëtarin Mentor Haziri i cili nuk do të jetë vetëm sot në studio, ndryshe nga herët e tjera, do ta kemi të shoqëruar me dy protagonistet kryesore të klipit, të cilat nuk janë të panjohura për ne.

Prindi apo mesuesi, kush ndikon me shume ne edukimin e brezit te ri?

Në këtë pjesë të dytë do të fokusohemi në një temë mjaft  interesante, e cila ka të bëjë pikërisht me edukimin e fëmijëve.  Familja dhe shkolla janë dy nga faktorët më të rëndësishëm që çojnë në edukimin e një e fëmije, por cili nga këta dy faktorë e ka rolin dominant për edukimin e fëmijëve, prindi apo mësuesi?

Sfidat e shkollimit dhe edukimit të fëmijëve ne ditet e sotme!

Që në hapat e para të fëmijës është familja që ndikon në edukimin e tij dhe sipas studiuesve influenca e familjes lidhet drejtpërdrejtë me qasjen e saj. Modelet e para shoqërore të sjelljes, pozitive ose negative, që fëmija përdor në bashkëveprimin me bashkëmoshatarët janë rezultatet e marrëdhënieve shoqërore që fëmija ka fituar në familje dhe ato janë nën ndikimin e drejtpërdrejtë të modeleve te prinderimit .

Ndërkohë shkolla duhet të jetë një vend në të cilin fëmijët të ndihen të suksesshëm dhe të kënaqur. Sipas studimeve Shkolla duhet të jetë vendi ku fëmijët mund të tregojnë njohuritë, aftësitë e tyre, të zgjidhin konflikte pa dhunë, të mësojnë në një mënyrë interesante dhe krijuese, të zhvillojnë bashkëpunim dhe marrëdhënie më të mira me të tjerët, të jenë më tolerantë dhe të përdorin njohuritë e tyre dhe përvojat në jetën e përditshme.

Zhvillimin shoqëror i fëmijëve është nën ndikimin e familjes dhe shkollës, veçanërisht në moshën 6 deri në 12-vjeç. Në këtë periudhë ndikimi i familjes është ende i pranishëm dhe ndikimet e shkollës përfshihen kur ata fillojnë shkollën.