Sulmuesi shqiptar realizoi për Mohun Bagan në fitoren 3-0 kundër Jamshedpur

Armando Sadiku shënoi gol në fitoren 3-0 të Mohun Bagan kundër Jamshedpur. Sulmuesi shqiptar e nisi nga stoli sfidën, ndërsa u fut në lojë në minutën e 70.

Ai realizoi në minutën e 80 rrjetën e tretë të takimit. Për Sadikun ky është goli i pestë i shënuar në këtë sezon në Superligën Indiane, ndërsa ka dhënë edhe 1 asist në 15 sfida të luajtura.

Me suksesin e arritur, Mohun Bagan shkon në vend të dytë me 33 pikë, dy më pak se sa kryesuesit e Odisha FC.

Klan News