Lajme Arkiva 2003

Sali Berisha: Pamë kryeministrin shqiptar në rolin e mbrojtësit dhe strumbullarit të krimit të organizuar në Shqipëri, krimit të organizuar më të fuqishëm të Ballkanit dhe të Evropës kreu puçin kushtetues, urdhëroi pseudomazhorancën e tij të votoj në dhunim të hapur me Kushtetutën. E konsiderojmë këtë veprim një puç të hapur të Fatos Nanos dhe të Servet Pëllumbi. Ne mbetemi më të vendosur se kurrë që të mbrojmë Kushtetutën në parlament. ndaj deklaroi për shqiptarët se çdo të enjte në rendin e ditës për deputetët e opozitës do të ketë vetëm një heshtje të rikthimit të të drejtave kushtetuese ndërsa kjo do të shoqërohet intensivisht me një dialog me mbarë shoqërinë shqiptare  sepse çështja e kushtetutës nuk është vetëm çështje e deputetëve të opozitës por e mbarë shqiptarëve. Ne shprehëm vullnetin tonë publik për rifolmurimin e kërkesës, por ky vullnet politik i shprehur, i shprehur edhe sot nga unë u përball me puçin e Nanos në emër të klaneve kriminale që Fatos Nano përfaqëson.

Gazetari: Zoti Berisha a pranoni ta paraqisni sërish kërkesën e rifolmuaruar?

Sali Berisha: Ne e paraqitëm kërkesën, por opozita duhet të jetë përgjigje të gjitha pyetjeve. Ju e patë kryeministrin të vërtitej e të shante si rrugaç se dje ju përmendën vjedhjet e tij, por ju përmendën një pjesë se në të vërtet Blush-ët kanë vjedhje më shumë se aq natyrisht ju e shikoni se ata nuk janë të përgatitur për negociata. Janë të përgatitur për të mbrojtur me çdo kusht krimet e tyre. Fytyra e vërtet e tyre është krimi ekonomik, fytyra e vërtet e tyre është krimi. Janë trafiqet që janë dy miliard drogë që lajnë dhe trafikojnë kryesisht në Tiranë.

Sali Berisha: Zoti Berisha edhe një pyetje e fundit çfarë do të kuptojmë me dialog intensiv me zgjedhësit?

Sali Berisha: Dialog intensiv me zgjedhësit do të thotë ftesë për  të që të përdorin të gjitha mjetet për  të mbrojtur Kushtetutën./tvklan.al