lulelaker dhe ullinjPërbërësit:

Lulelakër

2 lugë të vogla kaperi

Gjysmë kilogram ullinj

4 lugë vaj ulliri

2 lugë uthull rrushi

Majdanoz

Kripë e piper sipas dëshirës

Përgatitja:

Në fillimi pastrojmë lulelakrën, duke e ndarë atë në pjesë të vogla dhe duke lënë mënjanë pjesën e fortë të trungut. E lajmë me ujë të rrjedhshëm dhe e ziejmë me ujë me kripë për 15 minuta, në zjarr të ngadaltë.

Kur ta heqim nga zjarri i lëmë të ftohen. Më pas i hedhim në një enë qelqi ku dhe do t’i servirim.

Aty shtojmë ullinjtë, majdanozin, hudhrat e grira, kaperin të shpëlarë nga kripa, ullinjtë, vaj, uthull dhe i përzjejmë me njëra – tjetrën.

Sallata duhet të lihet 30 minuta të marinohet dhe më pas të shërbehet në temperaturë ambjenti.

tvklan.al