Gjigandi Samsung ka prezantuar dy telefonat më të rinj, Samsung Galaxy S6 dhe Samsung Galaxy S6 Edge, telefonin me ekran të përkulur.

Konkuruesit e drejtëpërdrejtë të iPhone 6 u lançuan zyrtarisht gjatë ditës së diel në Mobile World Congess në Barcelonë.

Disa nga risitë e këtyre dy paisjeve të reja janë, kasa e tyre prej alumini dhe ekrani më i madh dhe më i pasur, 5.1 inç.

Samsung Galaxy S6 Edge është më i shtrenjti nga modelet dhe vjen me ekran të përkulur në të dyja anët.

Samsung kishte kohë që kritikohej për përbërjen plastike të pajisjeve të tij, por kompania thotë se tashmë i ka rimodeluar totalisht këto paisje.

Ekrani i përkulur është realizuar me anë të një lloj xhami të veçantë dhe anët e përkuluara kanë opsione të ndryshme.

Gjithashtu, Samsung ka rritur rezolucionin e pixel –ave me ekran quan high definition (2,560 x 1,440).

samsung1

Gjigandi Korean ka hequr dorë nga Qualcomm dhe procesorët e tij duke i zëvendësuar me një procesor ende të panjohur.

Secili telefon ka 3GB RAM dhe një zgjedhje prej 32, 64 ose 128 GB memorie.

Samsung Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge kanë gjithashtu teknologjinë më të fundit Bluetooth dhe NFC, që mundëson lidhjen me aksesorë të ndryshëm si dhe bërjen e pagesave me wireless nëpërmjet skanimit të sigurtë të shenjave të gishtave.

Samsung ka shtuar gjithashtu karimin me wireless dhe thotë se karikimi është përmirësuar.

Ndonëse ka ruajtur të njëjtën kamera 16 megapiksel të Galaxy S5, asaj i është shtuar OIS (stabilizues optik i imazhit) si dhe autofokus më të shpejtë, në mënyrë që shkrepja të jetë më e thjeshtë. Për të gjitha fansat e selfie, Samsung sjell kamera frontale 5 megapiksel.

Të dy modelet e smartphone –ve të rinj përdorin sistemin operativ Google Android. Telefonat do të dalin në shitje më 10 Prill ndërsa ende nuk ka një çmim të saktë./e.k