Reporterja për Shqipërinë në PE vlerëson SPAK

Raporterja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Izabel Santos ka reaguar me tonë të ashpra sa i përket tonë kërcënuese Greqisë ndaj integrimit të Shqipërisë në BE për shkak të Fredi Belerit. Shprehet e keqardhur nga kërcënimet e Greqisë ndaj integrimit të vendit tonë në BE për shkak të procesit gjyqësor ndaj Fredi Belerit. E ndodhur në Shqipëri, Santos tha para se të mbahen qëndrime për çështjen Beleri, duhet të flasë drejtësia.

“Jam e keqardhur për këtë lloj deklarate nga Greqia. Aq sa di autoritetet gjyqësor epo bëjnë punën e tyre është një çështje që lidhte me zgjedhjet dhe diçka e keqe që është bërë, duke qenë se nuk është mbyllur nga organet gjyqësore, ndaj duhet të presim vendimin e gjykatës. Nëse të gjitha vendet do të sanksionin apo të bënin të tilla deklarata kur një shtetas i tyre përballet me një proces gjyqësor, bota do të ishte e tmerrshme. Do dalim në përfundim pasi të flasë drejtësia”.

Beleri u arrestua me urdhër të SPAK dhe u dënua me 2 vjet burg. Dhe për SPAK, reporterja për Shqipërinë në Parlamentin Europian ka vetëm vlerësime, ashtu si për progresin e Shqipërisë.

“Shumë gjëra shkojnë mirë në progresin e Shqipërisë për në BE. Bashkimi Europian është i hapur dhe nuk përjashton raportet e Tiranës me cilindo partner, edhe Turqia mund të jetë një aleat i Shqipërisë. Doja të theksoj rolin rajonal dhe ndërkombëtar të Shqipërisë që janë në përputhje me vlerat e BE-së për ne në këtë moment është diçka që duhet ta qartësojmë. Duke përgëzuar vendin se si po e ruan vendin në sferën globale”.

Më herët, Santos u takua me presidentin Begaj, kryeparlametaren Nikolla dhe krerët e dy grupeve parlamentare, Bledi Cuçi e Gazmend Bardhi.

Tv Klan