droga sarandeRreth 700 kilogram hashash janë kapur nga policia e Sarandës në një operacion antidrogë në zonën kufitare mes fshatrave  Ninat e Janjar. Një pjesë e lëndës narkotike u gjet në vendin e quajtur Vulistër dhe dyshohet se kishte si destinacion Greqinë. Në prangat e policisë ra një persona, banor i fshatit Ninat, ndërsa në shtëpinë e tij policia gjeti 7 kallëpë tritoli, 2 granata, 3 ndezësa dhe një sasi fitili zjarrpërcjellës.

Tv Klan