Teksa ndodhet në Kinë për një vizitë shtetërore, kancelari gjerman Olaf Scholz u takua me presidentin kinez Xi Jinping. Scholz i përcolli liderit kinez një mesazh se në Ukrainë duhet vendosur një paqe e drejtë. Ministria e Jashtme kineze njoftoi se kancelari gjerman u bëri thirrje të gjitha palëve që të punojnë së bashku për të rivendosur paqen sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të mbajtur konfliktin të dalë jashtë kontrollit.

Lin Jian, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze: Për krizën në Ukrainë, Kina dhe Gjermania janë të përkushtuara të respektojnë qëllimet dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara, duke përfshirë ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, të cilat janë themelet e nevojshme të një arkitekture të qëndrueshme sigurie dhe duhet të respektohen.   

Kina mbështet të gjitha përpjekjet drejt zgjidhjes paqësore, si dhe mbajtjen e një konference ndërkombëtare paqeje të njohur si nga Rusia ashtu edhe nga Ukraina me pjesëmarrje të barabartë nga të gjitha palët.

Lin Jian, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze: Të dyja vendet inkurajojnë dhe mbështesin përpjekjet për të arritur një zgjidhje politike paqësore në Ukrainë dhe janë të gatshme të mbajnë komunikim të ngushtë dhe aktiv për mbajtjen e një takimi të nivelit të lartë në Zvicër dhe konferenca të tjera ndërkombëtare të paqes në të ardhmen.

Mediat shkruajnë se kancelari gjerman ka deklaruar se agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe armatimi i saj kanë një impakt shumë negativ në sigurinë e Evropës sepse dëmtojnë interesat dhe po shkelin parimet bazë të Konventës së Kombeve të Bashkuara. Lidhur me konfliktin izraelito-palestinez, të dy vendet shprehën shqetësime për situatën serioze humanitare dhe rrezikun e përshkallëzimit të mëtejshëm të dhunës në rajon.

Klan News