Mesfushori i ekipit kombëtar gjerman, Bastian Schweinsteiger, ka dhënë “dorëheqjen” nga futbolli ndërkombëtar.

Sipas Reuters, vetë futbollisti gjerman ka thënë se është i dëshpëruar që nuk e ka përfunduar karrierën e tij me kupën e Evropës në Francë.

“Thjeshtë nuk ishte e shkruar dhe më duhet ta pranoj këtë”, ka shkruar ai në profilin e tij, në Twitter.

“Arritja më emocionale dhe historike më mbetët fitorja e Kupës së Botës në vitin 2014”, ka thënë ai.

Schweinsteiger ka luajtur 13 sezone me kampionin e Bundesligës gjermane, Bayern e Mynihut, ndërsa tani luan për ekipin anglez të Manchester United.

/tvklan.al