no-seks

Sekreti për një jetë të gjatë e të shëndetshme sipas një studimi më të fundit është që të kryeni sa më pak marrëdhënie seksuale, të konsumoni sa më shumë zarzavate.

Shkencëtarët zbuluan se një jetesë e ngadaltë, ku përfishet ulja e riprodhimit dhe një dietë e pasur me zarzavate, mund të rrisë jetëgjatësinë e gjarpërinjve dhe hardhucave.

Një ekip ndërkombëtarë, ku bënin pjesë shkencëtarë nga Universiteti Lincoln, SHBA, Malajzi, Ekuador dhe Lindja e Mesme, ekzaminuan studimet në më shumë se 1000 lloj speciesh zvarranike.

Pasi ekzanimuan “parametrat e historisë së jetës”, si masa e trupit, mosha më e re e riprodhimit, tepmeraturën trupore, dietën etj. ata dolën në konkluzionin se ndër faktorët e tjerë, maturimi i hershëm seksual dhe lindja lidheshin me jetën e shkurtër.

Sipas Profesorit Shai Meiri nga Universiteti i Tel Avivit, faktorë si lindja e një fëmijë janë burim stresi dhe çdolloj forme e këtij të fundit është shkaku kryesor i jetës së shkurtër.

Me pak fjalë, sipas këtij studimi, nëse doni të jetoni gjatë, bëni sa më pak seks dhe hani sa më shumë zarzavate.

E.K