Policia Greke ka arrestuar 5 shtetas shqiptarë për trafik droge në rajonin e Follorinës. Lajmi bëhet i ditur nga policia helene, që njofton se gjatë operacionit është sekuestruar edhe 75 kilogramë kanabis sativa.

 

Mësohet se 5 shqiptarët e moshës 21 deri në 43 – vjeç u arrestuan sapo kishin kaluar ilegalisht kufirin Shqipëri-Greqi në këmbë. Sipas njoftimit të policisë që pasqyrohet nga mediat greke, droga e sekuestruar ishte mbushur në thasë dhe vinte nga Shqipëria. 

 

Ndërkohë në afërsi të kufirit me Shqipërinë, policia helene sekuestroi 65.5 kg kanabis në një makinë të braktisur. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Janinës. Policia greke bën të ditur se po punon për ndalimin e drejtuesit të mjetit dhe të një pasagjeri që u larguan në drejtim të paditur./tvklan.al