Policia Kufitare e Kakavijës ka kapur 39 kg kanabis në zonën e kufirit të Gjelbër mes Shqipërisë dhe Greqisë të martën, por autorët kanë arritur të largohen.

Tre persona me dy çanta u pikasën nga policia gjatë patrullimit në kufirin e gjelbër mbi fshatin Kakavije, në rrugën drejt liqenit të këtij fshati.

Policia u vu në ndjekje të tyre dhe u bëri thirrje për t’u ndalur, por të favorizuar nga terreni i thyer dhe i pyllëzuar, ata braktisën çantat me drogë dhe u larguan.

Në një njoftim për shtyp, policia tha se në dy çantat kishte 39 kg kanabis.

Forcat e policisë po punojnë  për identifikimin dhe kapjen e këtyre personave./tvklan.al