Në vijim të kontrolleve të territorit dhe masave të marra për parandalimin, evidentimin  dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike kanabis, në vendin e quajtur “Noga”, në afërsi të fshatit Turan, Tepelenë, nga seksioni i Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë  u gjetën 70 bimë të kultivuara narkotike kanabis.

Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies.

Gjithashtu u shpall në kërkim një person (për arsye hetimi nuk jepen të dhëna)./tvklan.al