Policia Kufitare ka goditur një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike drejt Italisë. Efektivët e portit të Durrësit kanë sekuestruar 2.3 kg heroinë, në tragetin e linjës Durrës-Bari.

Në pranga kanë përfunduar dy persona: Laureta Lama 38 vjeçe dhe Bashkim Hasani, 67 vjeç, të dy banues në Tiranë.

droga 2

Gjithashtu një person i tretë me inicialet E.Ç, 29 vjeç, është shpallur në kërkim. Policia kishte marrë informacion për këtë transport.

Gjatë kontrollit të ushtruar në tragetin e linjës Durrës-Bari, në dhomën ku ishin akomoduar për udhëtim dy të arrestuar,  në valixhen 38-vjeçares Laureta Lama, u gjet një çantë dore.

Në brendësi të çantës u gjetën 4 pako të mbështjella me celefon, me peshë rreth 2  kg e 300 gr heroinë./tvklan.al