Senatori republikan Lindej Graham paralajmëron se Shtetet e Bashkuara mund ta sulmojnë Korenë e Veriut nëse Peniani kryen një tjetër provë bërthamore.

Sipas tij, shanset që kjo të ndodhë janë të larta, në 70%.

Duke folur për mediat, Graham tha se rreziku i shpërthimit të konfliktit me Korenë e Veriut në këtë moment është i madh. Ndaj bëri thirrje për dialog, sa nuk është vonë.

Për krizën koreane, presidenti amerikan Donald Trump i telefonoi në orët e vona të së enjtes homologut rus Vladimir Putin.

Telefonata erdhi pasi të enjten, Putin akuzoi Uashingtonin si shkaktar të tensioneve të shtuara me Korenë e Veriut.

Tv Klan