Edhe serbët e interesuar, ndikon udhëtimi pa viza në BE

116 mijë qytetarë kanë aplikuar në Agjencinë e Regjistrimit Civil për t’u pajisur me pasaportë brenda këtyre dy muajve, ndërsa interesim për marrje të pasaportës biometrike kanë shfaqur edhe qytetarët serbë në veri të vendit.

Blerim Camaj: Vetëm në muajin janar dhe shkurt në katër komuna veriore kanë aplikuar për t’u pajisur me pasaporta diku rreth 1 mijë e 400 qytetarë. Në total vetëm në katër komuna veriore janë të pajisur diku rreth 7 mijë qytetarë me pasaportë biometrike.

Rritja e aplikimeve për pasaportë është ndikuar nga vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën drejt shteteve të Bashkimit Europian.

Blerim Camaj: Në muajin janar janë diku rreth 71 mijë qytetarë që kanë aplikuar për pasaporta dhe në muajin shkurt diku rreth 45 mijë qytetarë që kanë pajisur për pasaporta.

Agjencia pavarësisht fluksit të rritur po i përballon këto kërkesa ku prodhon deri në 2 mijë pasaporta në ditë.

Tv Klan