Presidenti serb Tomislav Nikoliq ka shpallur zgjedhje të parakohshme të cilat do të mbahen me 24 prill.

Nikoliq ka thënë se ka ardhur koha për të provuar mbështetjen, sepse sipas tij reformat janë serioze dhe të vështira dhe për këtë arsye është e nevojshme që qytetarët të shprehin mendimin e tyre, nëse mbështesin reformën, ose kanë një ide më të mirë dhe ndoshta dikush tjetër që e meriton besimin e qytetarëve, tha kreu i shtetit serb.

Vendimi i tij erdhi pasi qeveria e Aleksandër Vuçiqit bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare më 24 prill, në gjysëm e mandatit të tij./tvklan.al