FC Internazionale Milano v ACF Fiorentina - Serie AInter është mundur në “San Siro” nga Fiorentina që e ka mbyllur sfidën me 9 lojtarë për shkak se Tomovic e Savic lanë fushën të dëntuar. Sfida ka përfunduar me rezultatin 1 – 0 me golin e shënuar nga Salah në pjesën e dytë. Kjo disfatë e Inter vjen pas 3 fitoreve radhazi.

Torino ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Napoli me rezultatin 1 – 0. Ekipi i Benitez tani po vendos në rrezik vendin e tretë. Në fushë në çastet e fundit ka qenë edhe Migjen Basha, i cili rikthehet pas një dëmtimi që e mbajti gjatë larg fushës.

Lazio ka arritur fitoren e tretë radhazi në kampionat duke mundur 3 – 0 Sassuolo. Në fushë për ekipin kryeqytetas nuk ka qenë asnjë nga lojtarët shqiptarë.

Lorik Cana ka qenë i pezulluar ndërsa Etrit Berisha dhe Thoma Strakosha kanë qëndruar në stol. Empoli ka marrë 1 pikë në barazimin pa gola në fushën e Palermo.

Elseid Hysaj ka zhvilluar një ndeshje të mirë, por është ndëshkuar me karton të verdhë. Java e 25 e Serie A ka ende ndeshje pa zhvilluar ku spikat ajo mes Roma dhe Juventus që do të zhvillohet të hënën në mbrëmje. Të gjitha takimet e kësaj jave kanë nisur me 15 minuta vonesë në mbështetje të lojtarëve të Parma, të cilët kanë disa muaj pa u paguar dhe nuk kanë pranuar të luajnë.

Tv Klan