Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im
uefa euro 2024
0
ditë
0
orë
0
min
0
sek

Dr HOUSE

Klan Logo
Aktori amerikan, Hugh Lauri i njohur për shikuesit shqiptar nga seriali i famshëm në ekranin e Tv Klan, Doctor House është kundër produketeve ruse. Në një seri mesazhesh të postuara gjatë këtyre ditëve në Twitter, Laurie ngre zërin dhe bën thirrje për bojkot të produkteve ruse në tregun amerikan. Inatin duket se e ka me Presidentin Putin dhe politikat e tij. Aktori, i cili aktualisht ndodhet në Spanjë për xhirimet e filmit Tomorrowland, nuk humbet rastin për të protestuar edhe kundër vendit ku po mbahen Lojërat Olimpike Dimërore, Soçi. Arsye të tjera sipas tij janë edhe deklaratat e presidentit rus Putin, i cili nuk është kursyer aspak për të shprehur racizmin e tij kundër homoseksualëve. 54-vjeçari është tepër aktiv në rrjete sociale dhe tepër i njohur për sarkazmën që e karakterizon. Ndër postimet e tij të shumta ai nuk kursen as talljet: “Vodka ruse është padyshim e mirë për të pastruar furrën, ndërsa për të pirë, fare mirë mund të zgjidhni vodkën polake.”, shkruan ai në Twitter. Sigurisht që nuk kanë munguar komentet e shumta të fansave që janë përpjekur t`i ndryshojnë mendim duke cilësuar produkte ruse që ia vlen të konsumosh. Megjithatë ai vazhdon të mbetet me mendimin e tij për bojkot, kjo vihet re edhe në komentin kur thotë se, “Nuk kam ndërmend të ndryshoj mendim”, ndërsa shton se kur flet për Rusinë, sigurisht që nuk përfshin pjesën e mirë dhe të sjellshme të popullit, të cilët i kanë shpëtuar helmit të qeverisë. Kërcenimet e drejtëpërdrejta të presidentit rus për komunitetin homoseksual që do te jenë pjesë e Lojërave Dimërore, nuk janë pritur mirë nga shumë yje me famë botërore. Hugh Lauri, i njohur mbi të gjitha në serialin e Doctor House, i cili trasmetohet për herë të parë ekskluzivisht në Televizionin Klan, është një ndër aktorët që e ka ngritur zërin, duke bërë thirrje për bojkot të produkteve ruse, menjëherë pas këtyre deklaratave.
  • Drama ,
  • Mystery
House of cards – Intrigat e pushtetit – Episodi 47

Frenk dhe Kler, përsëri në një mendje përdorin aftësitë e tyre manipuluese për të zgjedhur kandidatin ideal për zëvendës president.

Plot

Dr HOUSE

Drama Mystery
Aktori amerikan, Hugh Lauri i njohur për shikuesit shqiptar nga seriali i famshëm në ekranin e Tv Klan, Doctor House është kundër produketeve ruse. Në një seri mesazhesh të postuara gjatë këtyre ditëve në Twitter, Laurie ngre zërin dhe bën thirrje për bojkot të produkteve ruse në tregun amerikan. Inatin duket se e ka me Presidentin Putin dhe politikat e tij. Aktori, i cili aktualisht ndodhet në Spanjë për xhirimet e filmit Tomorrowland, nuk humbet rastin për të protestuar edhe kundër vendit ku po mbahen Lojërat Olimpike Dimërore, Soçi. Arsye të tjera sipas tij janë edhe deklaratat e presidentit rus Putin, i cili nuk është kursyer aspak për të shprehur racizmin e tij kundër homoseksualëve. 54-vjeçari është tepër aktiv në rrjete sociale dhe tepër i njohur për sarkazmën që e karakterizon. Ndër postimet e tij të shumta ai nuk kursen as talljet: “Vodka ruse është padyshim e mirë për të pastruar furrën, ndërsa për të pirë, fare mirë mund të zgjidhni vodkën polake.”, shkruan ai në Twitter. Sigurisht që nuk kanë munguar komentet e shumta të fansave që janë përpjekur t`i ndryshojnë mendim duke cilësuar produkte ruse që ia vlen të konsumosh. Megjithatë ai vazhdon të mbetet me mendimin e tij për bojkot, kjo vihet re edhe në komentin kur thotë se, “Nuk kam ndërmend të ndryshoj mendim”, ndërsa shton se kur flet për Rusinë, sigurisht që nuk përfshin pjesën e mirë dhe të sjellshme të popullit, të cilët i kanë shpëtuar helmit të qeverisë. Kërcenimet e drejtëpërdrejta të presidentit rus për komunitetin homoseksual që do te jenë pjesë e Lojërave Dimërore, nuk janë pritur mirë nga shumë yje me famë botërore. Hugh Lauri, i njohur mbi të gjitha në serialin e Doctor House, i cili trasmetohet për herë të parë ekskluzivisht në Televizionin Klan, është një ndër aktorët që e ka ngritur zërin, duke bërë thirrje për bojkot të produkteve ruse, menjëherë pas këtyre deklaratave.
TV KLAN
Osmani
Sekrete Familjare
Çapkëni i pasur
Tokë e hidhur
Për familjen time
Një shans më shumë
Premtimi
Nina