Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im
uefa euro 2024
0
ditë
0
orë
0
min
0
sek

Fauda

Klan Logo
Një nder serialet më të famshëm me rekord shikueshmërie Një dritare e re për t’u njohur me botën e pabesueshme të shërbimit inteligjent izraelit kundër terrorizmit. Televizioni Klan për herë të parë sjell në ekranet shqiptare një serial të jashtëzakonshëm thriller-aksion, të titulluar “Fauda”. “Për herë të parë vjen për publikun shqiptar një nga superprodhimet më të bujshme botërore për konfliktin disavjecar të Izraelit dhe Palestinës. Nuk trajton vetëm dhunën në dy anët e një konflikti por gjithashtu edhe parimet morale dhe historitë njerëzore”, thotë Albert Dumani, Drejtor Programacioni në Tv Klan. Seriali më i mirë i vitit nga Akademia e Filmit Izraelit, fitues i 11 kategorive duke përfshirë çmimin për aktorin më të mirë, skenari, regjia, fotografia, kolona zanore dhe efektet speciale. “New York Times” e ka shpallur si serialin më të mirë ndërkombëtar ndërsa rrjeti gjigand Netflix e përshkruan si një fenomen global me shifra rekord shikueshmërie, e jo pa arsye. “Është shkruar nga dy skenarist të cilët kanë qenë pjesë dikur e shërbimeve sekrete izraelite, pra eksperienca e tyre personale dhe e vërtetë është e përfshirë në këtë serial. Madje njëri prej tyre është edhe aktori kryesor i serialit. Janë prodhuar deri tani dy sezone me nga 12 episode secila, sezoni i tretë do të nisë në nëntor në Izrael, me pas shfaqet në Netflix e me pas ë Tv Klan.” “Fauda” vjen nga kjo e shtunë, premierë ekskluzive në Tv Klan në orën 20:05.
  • Action
Fauda – Episodi 24

Fauda – Episodi 24

A do të arrijnë izraelitet të eleminojnë dy kamikazët? Doron dhe djali i tij ndodhen në rrezik… Çfarë do të ndodhë me Doronin? Kush do ta ndihmojë sherbimin sekret izraelit për të kapur Nidal Al Makdasin? A do të arrijë Nidal të gjunjëzojë kreun e Hamasit?

Fauda – Episodi 23

Fauda – Episodi 23

Skudra e Doron është gati për operacionin e fshehtë për kapjen e Nidal Al Makdasit. A do të arrijë Doron të kapë armikun e tij më të madh. Gjatë përleshjes me armë Nidal vret vëllain e tij… Disa nga kolegët e Doron ndodhen në rrezik nën kodin “Fauda”. Çfarë do të ndodhë.

Fauda – Episodi 22

Fauda – Episodi 22

Skuadra e Doron arrin të vendosë disa kamera të fshehta në vendin sekret ku takohen njerëzit e Nidal Al Makdasit. Doron gjen ngushëllim tek ish-gruaja e tij pas humbjeve të dy njerëzve që ai i donte aq shumë. Pronarja e shtëpisë ku jeton Nidal ka dyshime për qiramarrësit e saj. Më në fund zbulohet përgjuesi...

Fauda – Episodi 21

Fauda – Episodi 21

Doron i mërzitur nga humbja e babait fajëson Shirinin për këtë tragjedi. A do të bëjnë ndonjë marrëveshje Abu Samara me Nidalin? Walid përballet pas kaq kohësh me Shirinin… Nidal arrin të vendosë një përgjues në zyrën e kreut të sherbimeve sekrete palestineze.

Fauda – Episodi 20

Fauda – Episodi 20

A do të mundet shoku i Nidal të zbulojë ndonjë informacion sekret nga babai i tij që është shefi i sherbimeve sekrete palestineze? Doron dhe Shirin vazhdojnë romancën e tyre të dashurisë. Çfarë ka kuptuar Walid për shokun e tij të qelisë?

Fauda – Episodi 19

Fauda – Episodi 19

Doron dhe skuadra e tij arrijnë të kapin peng kreun e Hamasit. Çfarë duan prej tij? A do ta kuptojë Walid se shoku i tij i dhomës në burg është agjent sekret izraelit? Doron dhe Shirin përjetojnë disa momente romantike mes tyre. Babai i Doron ndodhet në rrezik…

Fauda – Episodi 18

Fauda – Episodi 18

Walid kupton se Shirin e ka tradhëtuar atë dhe se ajo tani i sherben izraeliteve. Çfarë do të ndodhë? Skuadra e Doron feston për suksesin e tyre të fundit… Cili është plani i rradhës i Nidal Al Makdasit?

Fauda – Episodi 17

Fauda – Episodi 17

Një dashuri e re dhe e fuqishme ka lindur mes njerëzve më të afert të Doronit. Për çfarë e parajmeron Nidalin një e infiltruara e tij në spital? Doron paralajmëron sërish Nidal Al Makdasin nëpërmjet të vëllait Samir. Si do të shkojë operacioni për kapjen e Walid të ndihmuar nga Shirin?

Fauda – Episodi 16

Fauda – Episodi 16

A do të arrijë Nidal, Abu Al Makdasi, të kalojë kufirin izraelit dhe të vërë në jetë planin e tij të hakmarrjes? Doron takohet me Shirin. A do të pranojë ajo të ndihmojë izraelitet për kapjen e Walid? Shërbimet sekrete izraelite tashmë kanë arritur të depërtojnë deri tek kreu i Hamasit, Abu Samara.

Fauda – Episodi 15

Fauda – Episodi 15

Walid arrin të takojë fshehurazi Shirinin. A do ta tradhëtojë ajo bashkëshortin e saj? Samir është i mbajtur peng nga forcat izraelite. A do të tregojë ai për të vëllain? Nidal nga ana tjetër shikon gjendjen e të vëllait, të cilin duhet ta shpëtojë. Doron duhet të vendosë një kamera të fshehtë tek shtëpia e...

Fauda – Episodi 14

Fauda – Episodi 14

Shirin arrestohet nga forcat izraelite si bashkëpunëtore e Walid. Tensioni rritet edhe mes pjesëtarëve të ekipit ku Doron kërkon të marrë hak ndaj tradhëtisë që atij i është bërë. Abu Samara i jep një ultimatum Al Makdasit. Doron rrëmben vëllain e Abu Samarës.

Fauda – Episodi 11

Fauda – Episodi 11

Ajub i jep pasaportat gjermane Nasrinit e cila tashmë mund të ikë të jetojë në Gjermani se bashku me fëmijet e saj. Djali i Doron mund të shkaktojë një tragjedi në shtëpi… Walid i propozon Shirinit për martesë. A do të pranojë ajo?

Plot

Fauda

Action
Një nder serialet më të famshëm me rekord shikueshmërie Një dritare e re për t’u njohur me botën e pabesueshme të shërbimit inteligjent izraelit kundër terrorizmit. Televizioni Klan për herë të parë sjell në ekranet shqiptare një serial të jashtëzakonshëm thriller-aksion, të titulluar “Fauda”. “Për herë të parë vjen për publikun shqiptar një nga superprodhimet më të bujshme botërore për konfliktin disavjecar të Izraelit dhe Palestinës. Nuk trajton vetëm dhunën në dy anët e një konflikti por gjithashtu edhe parimet morale dhe historitë njerëzore”, thotë Albert Dumani, Drejtor Programacioni në Tv Klan. Seriali më i mirë i vitit nga Akademia e Filmit Izraelit, fitues i 11 kategorive duke përfshirë çmimin për aktorin më të mirë, skenari, regjia, fotografia, kolona zanore dhe efektet speciale. “New York Times” e ka shpallur si serialin më të mirë ndërkombëtar ndërsa rrjeti gjigand Netflix e përshkruan si një fenomen global me shifra rekord shikueshmërie, e jo pa arsye. “Është shkruar nga dy skenarist të cilët kanë qenë pjesë dikur e shërbimeve sekrete izraelite, pra eksperienca e tyre personale dhe e vërtetë është e përfshirë në këtë serial. Madje njëri prej tyre është edhe aktori kryesor i serialit. Janë prodhuar deri tani dy sezone me nga 12 episode secila, sezoni i tretë do të nisë në nëntor në Izrael, me pas shfaqet në Netflix e me pas ë Tv Klan.” “Fauda” vjen nga kjo e shtunë, premierë ekskluzive në Tv Klan në orën 20:05.
TV KLAN
Osmani
Sekrete Familjare
Çapkëni i pasur
Tokë e hidhur
Për familjen time
Një shans më shumë
Premtimi
Nina