Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im
uefa euro 2024
0
ditë
0
orë
0
min
0
sek

Vajza në dritare

Klan Logo
Nalan është një vajzë e re, e bukur dhe e pafajshme, e cila nuk ka dalë kurrë nga shtepia vetëm. Nëna e saj Feride, është shumë konservatore dhe një nënë “e fiksuar” pas pastërtisë dhe moralit. Sedat, një djalosh shumë i pashëm dhe një donzhuan i llastuar mes luksit, është trashëgimtari i hotelit të familjes “Korollu”. A do të jenë ata çifti përfekt? Cilat janë të fshehtat dhe sekretet e të kaluarës që të dy i fshehin njëri-tjetrit? A mund ta “demtoje” një nënë vajzen e saj duke e dashur dhe mbrojtur deri në ekstrem?
  • Drama
Vajza në dritare – Episodi 256

Vajza në dritare – Episodi 256

Sedat arrin të bëjë që Merxhan të dalë nga gjëndja në të cilen ndodhet duke prekur zemrat e të gjithëve. Kalon një vit që nga vdekja e Hajriut dhe të gjithë I janë kthyer normalitetit. Një darkë romantike mes Nalan dhe Sedat, mund të jetë fillimi i një historie të re. A do t’i buzëqeshë...

Vajza në dritare – Episodi 255

Vajza në dritare – Episodi 255

Nalan vuan mbi humbjen e Hajriut. Tyrkan nga ana tjetër së bashku me dy vajzat e saj janë të shkatërruar nga kjo vdekje. Sedat shpreh ngushëllimet e tij duke dërguar ushqime në shtëpinë e Tyrkanit. Por cila do të jetë levizja tjetër e tij qe do t’i surprizojë të gjithë?

Vajza në dritare – Episodi 254

Vajza në dritare – Episodi 254

Çfarë do të ndodhë me Hajriun. Tyrkan në gjëndje të mjerueshme vajton humbjen e babait të fëmijëve të saj. A do të rrëfehet në polici dhe të pranojë fajin Esmaja? Po Nalan si do ta presë lajmin e vdekjes së njeriut që dashuronte?

Vajza në dritare – Episodi 253

Vajza në dritare – Episodi 253

Hajri shkon të ndahet njëherë e përgjithmonë nga Nalan, i gatshëm për të nisur një jetë të re me Esman. Kjo e fundit mëson që divorci mës Hajriut dhe Tyrkan ka ndodhur shumë kohë më përpara. Hajri do të gjejë vdekjen pikërisht nga duart e gruas që ai dashuronte.

Vajza në dritare – Episodi 252

Vajza në dritare – Episodi 252

Nga një bisedë mes Bilurit dhe Muzos, Sedat mëson mbi gjëndjen e rënduar të Nalanit dhe mbi tradhëtinë e Hajriut. Esma arrin të shpëtojë nga Kerem. Hajri dhe Tyrkan shkojnë në gjykatë gjoja për t’u divorcuar nga njëri-tjetri. Por a do të arrijë Esma të zbulojë mashtrimin e tyre?

Vajza në dritare – Episodi 251

Vajza në dritare – Episodi 251

Pas rrëfimit të Hajriut, Nalan ndodhet në gjëndje të rënduar psikologjike. Duke parë gjëndjen e saj, Hajri e dërgon atë në psikiatri. Esma ndërkohë po planifikon jetën e re në krah të Hajriut. Familja Korolu do të marrë një lajm të lumtur.

Vajza në dritare – Episodi 250

Vajza në dritare – Episodi 250

Sedat i rrëfen Rafetit mbi gjëndjen emocionale të tij dhe së sa të vështirë e ka jetën pa Nalanin. Kjo e fundit ndërkohë e emocionuar përgatit një darkë romantike për Hajriun. Esma shkon të përballet me Tyrkan. Hajri heq dorë nga Nalan, duke i thënë asaj se tashmë ai është i dashuruar me një vajzë...

Vajza në dritare – Episodi 249

Vajza në dritare – Episodi 249

Hajri tashmë i dashuruar me Esman, vazhdon të mashtrojë Nalanin e cila ndjen se diçka nuk po shkon siç duhet. Esma ndërkohë do të marrë një surprizë të pakëndshme, kur burri i saj shfaqet papritur në shtëpi. Hajri do të marrë një ultimatum nga Esma.

Vajza në dritare – Episodi 248

Vajza në dritare – Episodi 248

I gjetur përballë një zgjedhjeje, Hajri vendos të ecë në krah të Esnas duke lënë pas çdo gjë. Nalan nga ana tjetër së bashku me Tyrkan shkon të darkojë në restorantin e Hajriut. Si do ta justifikojë ai kësaj rradhe zhdukjen e tij?

Vajza në dritare – Episodi 247

Vajza në dritare – Episodi 247

Hajri del në një darkë me Esman i vendosur për të vazhduar lidhjen me të. Nalan e cila ka ndjerë ftohtësinë e Hajriut kërkon të vërtetojë dyshimet e saj. Po Sedat a është gati të vazhdojë jetën e tij me një tjetër femer.

Vajza në dritare – Episodi 246

Vajza në dritare – Episodi 246

Si  do ta justifikojë Hajri zhdukjen e tij para Nalanit? Tyrkan nis të dyshojë që ai po tradhëton Nalanin me një grua tjetër. Esma i rrëfen shoqës së saj që tashmë ajo është e dashuruar me Hajriun.

Vajza në dritare – Episodi 245

Vajza në dritare – Episodi 245

Hajri darkon me gruan që vjen në restorantin e tij. Ndërkohë që Nalan pret gjithë natën që të kontaktojë me Hajriun, ai po e tradhëton me gruan që sapo njohu. Sedat nga ana tjetër i duket sikur gjithë bota e tij rrotullohet ndaj Nalanit.

Plot

Vajza në dritare

Drama
Nalan është një vajzë e re, e bukur dhe e pafajshme, e cila nuk ka dalë kurrë nga shtepia vetëm. Nëna e saj Feride, është shumë konservatore dhe një nënë “e fiksuar” pas pastërtisë dhe moralit. Sedat, një djalosh shumë i pashëm dhe një donzhuan i llastuar mes luksit, është trashëgimtari i hotelit të familjes “Korollu”. A do të jenë ata çifti përfekt? Cilat janë të fshehtat dhe sekretet e të kaluarës që të dy i fshehin njëri-tjetrit? A mund ta “demtoje” një nënë vajzen e saj duke e dashur dhe mbrojtur deri në ekstrem?
TV KLAN
Osmani
Sekrete Familjare
Çapkëni i pasur
Tokë e hidhur
Për familjen time
Një shans më shumë
Premtimi
Nina