Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im
uefa euro 2024
0
ditë
0
orë
0
min
0
sek

Vikingët

Klan Logo
<p style="font-weight: 400">Nje super-produksion irlandezo-canadez me aktore brilante dhe skena madheshtore me rekorde shikueshmerie ne “Netflix”. Aventurat e Ragnar Lothbruk, heroi me i madh i epokes, nje luftetar viking, ish-fermeri qe zotohet te eksporoje dhe pushtoje boten. Vikingu me i famshem i kohes teksa ngrihet dhe behet mbreti i Skandinavise. Saga e nje legjende... Seriali epik me i famshem i viteve te fundit, per here te pare ne televizion me 6 sezonet e tij.</p>
  • Drama ,
  • Mystery
Vikinget – Episodi 89

Vikinget – Episodi 89

Saga epike e cila filloi me Ragnar Lothbrok, udhëheqësi i parë i Vikingëve që doli nga mjegullat e legjendës, mbaron në një finale spektakolare dhe tronditëse që gjen goditje në tokën e re dhe në Angli…

Vikinget – Episodi 88

Vikinget – Episodi 88

Në tokën e re, Ubbe dhe kolonët përfshihen në një diplomaci të kujdesshme kur rrethohen nga vendasit e zonës. Në Wessex, Vikingët i zënë pritë ushtrisë Saksone, por Alfred është i bindur se Zoti është me ushtrinë e tij dhe nuk pranon të tërhiqet.

Vikinget – Episodi 87

Vikinget – Episodi 87

Ubbe dhe kolonët gjejnë tokë, por shumë shpejt ata kuptojnë se nuk janë vetëm. Në Wessex, mbreti Alfred ka mbledhur një forcë të madhe për të luftuar vikingët. Ndërkohë në Kattegat, Erik kupton se Ingrid kishte përdorur fuqitë e saj mbi të.

Vikinget – Episodi 86

Vikinget – Episodi 86

Kur mbreti Alfred dëgjon për ardhjen e djemve të Ragnar, me një ushtri ai duhet të ndërmarrë veprime drastike. Ndërsa ushtria e Vikingëve bën kamp dhe qëndron në pritje, Alfred dhe ushtria e tij braktisin vilën mbretërore dhe marshojnë për t’i takuar ata.

Vikinget – Episodi 85

Vikinget – Episodi 85

Jashtë në det të hapur, Ubbe dhe kolonët janë në mëshirën e elementeve. Ndërkohë Ivar dhe Hvitserk kthehen në Kattegat…

Vikinget – Episodi 84

Vikinget – Episodi 84

Luftimi në Grenlandë do të thotë një ndryshim i destinacionit dhe rreziqe të reja për Ubbe dhe kolonët e tij. Një vdekje në Kiev sjell ndryshime të mëdha… Grunnhilde bën zgjedhjen e saj. Çfarë surprize do të marrë Ivar?

Vikinget – Episodi 83

Vikinget – Episodi 83

Princi Igor pret një hero në Novgorod, por përsëri në Kiev gjendja është akoma më e errët, princi Oleg nuk do të heqë dorë nga lufta. Ubbe dhe kolonët gjejnë tokë por jo tokë të artë…

Vikinget – Episodi 82

Vikinget – Episodi 82

Problemet në det rrisin ndarjet pranë Islandës. Një mbret gjatw kthimit në shtëpi i jep fund ndarjes bashkëshortore të kërcënuar nga zgjedhjet në Kattegat. E Premtja e Mirë është një mundësi për ndarje midis Rusëve.

Vikinget – Episodi 81

Vikinget – Episodi 81

Ivar, Hvitserk, princ Oleg dhe princ Igor kthehen në Kiev por ky i fundit përballet me pasoja të rënda. Me fronin e lirë të udhëheqjes në Kattegat, Erik, Gunnhild dhe Ingrid po bëjnë plane për ta plotësuar atë. Në Kiev, Ivar dhe princi Dir kanë plane të reja për princin Oleg.

Vikinget – Episodi 80

Vikinget – Episodi 80

Në Islandë, Ubbe mëson të vërtetën rreth Kjetill dhe tashmë ai ka një vendim të vështirë për të marrë. Në Norvegji, beteja kundër Rusit sjell pasoja të rënda. Por ri-zbatimet kanë mbërritur dhe Bjorn ka një ide që sjell shpresën për shpëtimin e tyre.

Vikinget – Episodi 79

Vikinget – Episodi 79

Ndërsa Ivar dhe Igor vazhdojnë të komplotojnë kundër Oleg, mbretërit Harald dhe Bjorn bëjnë përgatitje të furishme për t’u mbrojtur kundër pushtimit…

Vikinget – Episodi 78

Vikinget – Episodi 78

 Kë do të takojnë Ubbe dhe ndërkohë që janë në Islandë. Bjorn rishikon se kush janë armiqtë e tij me të vërtetë pas misionit të Erikut.  Ivar ribashkohet me një njeri të afërt.

Plot

Vikingët

Drama Mystery

Nje super-produksion irlandezo-canadez me aktore brilante dhe skena madheshtore me rekorde shikueshmerie ne “Netflix”. Aventurat e Ragnar Lothbruk, heroi me i madh i epokes, nje luftetar viking, ish-fermeri qe zotohet te eksporoje dhe pushtoje boten. Vikingu me i famshem i kohes teksa ngrihet dhe behet mbreti i Skandinavise. Saga e nje legjende... Seriali epik me i famshem i viteve te fundit, per here te pare ne televizion me 6 sezonet e tij.

TV KLAN
Osmani
Sekrete Familjare
Çapkëni i pasur
Tokë e hidhur
Për familjen time
Një shans më shumë
Premtimi
Nina