Opozita e Kosovës ndërpreu sërish seancën plenare të Kuvendit të Kosovës duke përdorur gaz lotësjellës.

Ashtu siç kishin paralajmeruar udhëheqësit e opozitës thanë se do të vijojnë të jenë të bashkuar dhe të vendosur për të bllokuar seancat e Parlamentit, deri në rrëzimin e Qeverisë.

Pas dy ndërprerjesh me gaz lotësjellës, përdorimit të dritave me lazer dhe goditjes së tryezave me duar, opozita braktisi seancën e parlamentit, ku do të debatohej për disa projektligje dhe propozime. Pak para largimit, ndërsa opozita ishte mbledhur pranë foltores, deputeti i “Vetëndosjes” Mytafer Haskukaj i ka hedhur një gotë ujë kryemistrit Isa Mustafa, i cili tha se të tilla veprime nuk duhet të lejohen nga forcat e rendit.

Udhëheqësit e opozitës u shprehën të bashkuar dhe njoftuan për një protestë masive më 26 Mars, përmes të cilës do të kërkojë dorëheqjen e qeverisë dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Tv Klan