Shqetësimeve për ndërprerje të energjisë elektrike në Shëngjin po u jepet zgjidhje. Në prag të nisjes së sezonit të ri veror, po investohet në rrjetin energjetik si dhe në ndryshimin e nivelit të transmetimit.

Armand Zhuka, drejtor i OSHEE në Lezhë: Nga 10 kilovatësh në 20 kilovatësh i cili ka një cilësi më të mirë dhe eliminon defektet që kanë ndodhur për 1 milionë arsye në këtë qytet. Si nga koha si nga filtrat ajrorë që nuk do të ekzistojnë më si dhe problem të tjera të amortizimit të rrjetit.

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu kërkoi edhe bashkëpunimin e subjekteve private për të investuar në transformatorë.

Pjerin Ndreu, kryetar i Bashkisë së Lezhës: Do kenë problem me energjinë elektrike dhe problem që vijnë për arsye të mosfunksionimit të atyre të sistemit të fuqisë së energjisë. Kështu që ne do të komunikojmë edhe drejt për së drejti me disa nga këto subjektet.

Investimi pritet të mbyllet muajin qershor. Shëngjini është një nga zonat më të vizituara të vendit që pret çdo vit mijëra turistë jo vetëm nga rajoni por edhe nga shumë shtete të ndryshme të botës.

Klan News