Skënderbeu – Kukësi është ndeshja që nis javën e 26 dhe që mund të vendosë kryesuesin e përkohshëm, por nuk mund të quhet vendimtare. Presidenti i korçarëve Ardjan Takaj thotë se ka kohë deri në fund të kampionatit.

Ardjan Takaj, president i Skënderbeut:

Do të jetë një përballje për vendin e parë, por nuk mund të them se do të jetë vendimtare, pasi janë edhe 10 ndeshje të tjera.

Përballja do të luhet të premten në Korçë, aty ku Kukësi nuk fiton prej vitit 2013, ndërsa në asamblenë e Federatës Shqiptare të Futbollit të dy presidentët ishin pranë.

Ardjan Takaj, president i Skënderbeut:

Kështu na kishte caktuar FSHF-ja, na le gjithmonë pranë, por të premten ju garantoj që do të jetë një ndeshje e fortë dhe do të fitojë më i mirë, me pak fjalë Skënderbeu.

Këtë sezon Skënderbeu synon titullin e shtatë radhazi, ndërsa Kukësi të parin në historinë e klubit./ TV KLAN