1917009_1692405571012085_6517009897060716185_n

Përbërësit:

Një fletë sfoljate

¼ filaxhan çaji krem djathi

2/3 filaxhan çaji çokokrem

Një vezë

Ujë

Përgatitja:

Në një tas bashkojmë kremin e djathit dhe çokokremin dhe i rrahim fort. Masën e lemë mënjanë. Hapim petën sfoljatë dhe e presim në 9 katorë të barabartë. Marrin një nga katrorët dhe vendosim në mes kremin e përgatitur. Më pas bashkojmë cepat e sfoljatës, duke i lagur me pak ujë që të ngjiten mirë. E njëtja gjë përsëritet për të gjithë katrorët.

Më pas i vendosim në një tepsi dhe pjesën e sipërme e lyejmë me vezë. E vendosim në furrë për 25 minuta me 175 gradë Celcius. Hedhim sheqer pluhur dhe pak krem çokollate sipas dëshirës./tvklan.al