Këngëtarja rrëfen gjatë një interviste se nuk ka frikë të plaket vetëm

Shakira ka rrëfyer se nuk mendon se do ta gjejë më dashurinë pas ndarjes nga ish-futbollisti i Barcelonës, Gerard Pique. Këtë deklaratë të fortë ylli i muzikës e ka bërë në një intervistë të fundit.

“Mendova se dashuria do të ishte atje përgjithmonë për mua dhe kjo është një nga ëndrrat e mia të parealizuara. Nuk e di nëse do të doja ta gjeja përsëri. Me siguri jo“-është shprehur ajo.

Megjithatë këngëtarja kolumbiane, e cila publikoi të premten albumin e saj të 12-të, thotë se ky fakt nuk e shqetëson atë në të ardhmen.

“Mund të mos plakem me një partner, por do të plakem e  rrethuar nga miq të mirë”-ka shpjeguar ndër të tjera ajo.

Më herët, këngëtarja e njohur është shprehur se ndarja kishte një aspekt pozitiv pasi tani ajo mund të fokusohet më shumë tek karriera dhe projektet e reja në fushën e muzikës.

Klan News