Me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë, Kosova ka marrë urim nga Sekretari Amerikan i Shtetit Rex Tillerson. “

Uroj popullin e Kosovës për këtë përvjetor si një shtet sovran”,

thuhet në mesazhin e kryediplomatit amerikan. “

Shtetet e Bashkuara mbështesin Kosovën në rrugëtimin drejt komunitetit ndërkombëtar, përmes rritjes ekonomike dhe forcimit të institucioneve”

, shkruan Tillerson.

Një mesazh urimi në këtë 10-vjetor dërgoi edhe ish-presidenti amerikan, Xhorxh W Bush, një nga mbështetësit më të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës. “

Përshëndetjet më të përzemërta qytetarëve të Kosovës, të cilët festojnë 10 vjetorin e Deklaratës së Pavarësisë. Laura dhe unë përgëzojmë popullin e Kosovës në këtë rast të rëndësishëm dhe dërgojmë urimet tona më të mira për një të ardhme paqësore, demokratike dhe të begatë”

, shkruan Bush.

Ndërkohë ceremonia shtetërore e 10-vjetorit të pavarësisë u shty për të dielën, për shkak të Konferencës së Sigurisë që zhvillohet këtë të shtunë në Mynih. Kryeministri Haradinaj në mbledhjen e qeverisë njoftoi edhe miratimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Maline e Zi të firmosur mes dy presidentëve.

Tv Klan