Arrestohen 2 policë në doganën e Goricës në Korçë

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka pezulluar nga detyra Shefin e Stacionit të Policisë Dropull dhe tre punonjës policie, pasi dyshohen se lejuan kultivimin e kanabisit.

Për këtë janë pezulluar nga detyra, ish-shefi i stacionit të Dropullit Urim Shameti, shefi i krimeve Edmond Ruçi dhe dy inspektorët Hajro Leskaj dhe Sinan Bendaj. Bëhet fjalë për një hetim të nisur në korrik të këtij viti pasi në një fshat të Gjirokastrës u asgjesuan disa rrënjë dhe u shpall në kërkim një person.

Policia ka dyshime se operacioni është dekonspiruar dhe për këtë akuzojnë kolegët e tyre  për “Korrupsion  pasiv” dhe shpërdorim detyre.

Ndërkohë në Korçë, në doganën e Gorricës u ndaluan arrestuan dy policë me detyrë ndihmës specialist dhe kontrollorë. Në pranga janë vënë Vullnet Çekiçi dhe Vasil Demiri.

Ndalimi i tyre u bë në vijim të operacionit të datës 7 dhjetor 2019, ku u sekuestrua një sasi mallrash kontrabandë dhe u arrestuan në flagrancë 3 punonjës policie, efektivë të doganës së Gorricës për falsifikim kompjuterik dhe korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Të dyshuarit në bashkëpunim me doganierë, por dhe me disa persona të tjerë lejonin futjen e automjeteve me mallra kontrabandë ose mallra, të cilat nuk lejohen të futen në Shqipëri, në këmbim të përfitimeve monetare.

Tv Klan