Shembet çatia e ndërtesës ku është vendosur Bashkia e Poliçanit. Shirat e rrëmbyeshëm të fillimjavës kanë rrënuar godinën më të vjetër të Poliçanit e ndërtuar që në vitin 1960. Janë dëmtuar disa pajisje zyre dhe dokumentacione të arkivës. Kryebashkiaku ka ngritur një grup pune për identifikimin dhe përllogaritjen e dëmeve.

Adriatik Zotkaj: “Mirë që kjo ndodhi ndodhi natën, për arsye se po të kishte ndodhur ditën, plus dëmeve materaile dhe bazës materiale që është e dëmtuar, mund të kishin ndodhur dëmtime edhe në njerëz. Nga ana jonë si bashki nuk kemi mundësi financiare për riparimin e saj pasi dëmi kap shumën prej 15 milionë lekë të reja.”

Kryetari i Bashkisë ka bërë prej kohësh kërkesën për fonde për ristrukturimin e godinës. Fondet janë premtuar, por ende nuk janë dhënë. Bashkia është në katin e dytë të një ndërtese, ku kati i parë dhe i tretë janë të privatizuar. /tvklan.al