ish-teperndjekuritShembja e memorialit kushtuar demokracisë në qendër të Kavajës ka nxitur reagimin edhe te ish-të përndjekurit politikë.

Në një dalje për mediat përfaqësues të Unionit Mbarëkombëtar për Integrimin e të Burgosurve dhe të Përndjekurve politikë e kanë dënuar këtë aksion duke e cilësuar urrejtje të maxhorancës qeverisëse ndaj simboleve të qëndresës antikomuniste.

 Ish – të përndekurit politikë  akuzuan maxhorancën qeverisëse se po nderon simbolet e diktaturës, duke glorifikuar figurën e diktatorit Hoxha.

Tv Klan