Trupat e pajetë të dy personave janë nxjerrë nga një kamion që u zhyt në ujë kur u shemb ura e Baltimores në SHBA. Tetë punëtorë ndërtimi ishin duke punuar në urë kur një anije e goditi atë, duke i zhytur në ujëra.

Dy nga punëtorët u shpëtuan atë ditë, por kërkimi vazhdon për katër të tjerët, të gjithë supozohen të vdekur. Katër nga gjashtë viktimat e shembjes së urës janë identifikuar deri më tani.

Në një konferencë për shtyp, policia identifikoi Alejandro Hernandez Fuentes, 35 vjeç dhe Dorlian Ronial Castillo Cabrera, 26 vjeç, teksa dy punëtorët u gjetën nga zhytësit nga brenda kamionit. Fuentes është me origjinë nga Meksika dhe Cabrera është nga Guatemala.

Emrat e dy viktimave të tjera të zhdukura, të cilët supozohen të vdekur, janë Miguel Luna, me origjinë nga El Salvador, dhe Maynor Suazo Sandoval, një shtetas Honduras.

Ekipet e kërkim-shpëtimit nuk mund të lundrojnë të sigurtë në ujëra për shkak të betonit dhe të mbeturinave të gjetura në lumë. Ata po përdorin metodën me skanim dhe besojnë se në automjete mund të jenë brenda trupat e tjerë, por betoni i shkaktuar nga shembja e urës e bën shumë të vështirë operacionin e tyre./tvklan.al