ShendetliePërbërësit:

Miell 500 gr

1 gotë uji sheqer

2 – 3 lugë gjelle mjaltë

2 kokrra vezë

1 lugë kafe sodë

Arra 1 – 2 filxhanë kafeje

Gjalpë 2 filxhanë kafeje

Pak vanilje

Ujë 2 filxhanë kafeje

Kakao 1 lugë kafeje plot

Për shërbetin duhen: Sheqer 3 gota uji, ujë 2 -5 gota uji.

Përgatitja:

Në një enë përzihen mirë vezët, sheqeri, mjalti, gjalpi, ujë dhe në fund shtohen arra. Më pas hidhet mielli i përzier me sodë dhe pak kakao. Zihet brumi i cili nuk duhet të punohet shumë, që të mos bëhet elastic. Brumi i përgatitur vendoset në tavë të lyer me yndyrë, rrafshohet me dorë, lyhet sipërfaqja me të verdhë veze, bëhen disa vijaska me pirun dhe piqet për 30 – 35 minuta. Pas pjekjes ftohet, pritet në copa në formë rombi dhe i hidhet shërbet i vakët, jo shumë i nxehtë i aromatizuar me vanilje. Për të përmirësuar cilësinë e ëmbëlsirës në vend të ujit të përcaktuar në normë, mund të hidhet gjalpë, vezë dhe mjaltë shtesë.

tvklan.al