Një 27-vjeçar dhe e fejuara e tij 23-vjeçe kanë mbetur të plagosur këtë të diel në kryeqytet. Ngjarja, sipas burimeve zyrtare, ndodhi rreth orës 15:00 në zonën e Unazës së Re.

Kanë qenë tre persona të cilët pas një konflikti të ndodhur jashtë një lokali, kanë plagosur me thikë 27-vjeçarin A. M., dhe 23-vjeçaren K. K.

Ata u transportuan për ndihmë mjekësore në Spitalin Ushtarak dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pak pas ngjarjes, policia mundi të kapte autorët e kësaj e saj H.N, Ç. Sh dhe F.P, të cilët u shoqëruan në komisariat. Arsyet e konfliktit mbeten ende të paqarta.

/tvklan.al