Më datë 19.09.2017, nga efektivët e Komisariatit të Policisë Lezhë , pas një punë të mirorganizuar profesionale, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit :

– Gentjan Marku ( Sakica)  , 26 vjeç, banues në Lezhë

Për këtë shtetas,  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë,  me vendimin Nr. 175 datë 28.06.2017, ka vendosur masën e sigurisë ” Arrest me burg” për veprat penale ” Kanosje apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje” “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” ” Plagosje e lehtë me dashje” kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas ,më datë 25.06.2017( ditën e zgjedhjeve) në Shëngjin, në bashkëpunim me shtetas të tjerë të proceduar penalisht, është përfshirë në një konflikt fizik që fillimisht ka filluar verbal e më pas ka agravuar fizik e me mjete të forta mes tyre , ku njëri prej personave të përfshirë ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Si pasojë e atij konflikti ka mbetur i dëmtuar lehtë shtetasi F.D..

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

/tvklan.al