emigrantet

Një afgan është vrarë dhe dy të tjerë u plagosën pas përleshjeve me thika mes emigrantëve në pjesën veriore të Serbisë, pranë kufirit me Hungarinë.

Ministria e Brendshme serbe konfirmoi ngjarjen, që ndodhi në orën 5:00, mëngjesin e së hënës, për të cilën – tashmë – kanë nisur dhe hetimet.

Një person që jetonte në këtë zonë tregoi se kishte dëgjuar një konflikt verbal dhe pasi kishte parë trupin e pajetë e një emigranti të shtrirë në tokë, kishte njoftuar policinë dhe ambulancën, që dërgoi në spital të plagosurit.

Serbia është shndërruar prej kohësh ne vend tranzit të emigrantëve që vijnë nga Aftanistani, Siria apo vende të tjera të Lindjes së Mesme dhe duan të kalojnë në vendet e Bashkimit Europian.

Tv Klan