Efektivët e policisë në Malësi të Madhe kanë arritur të parandalojnë një ngjarje që mund të kishte pasur pasoja fatale. Bëhet fjalë për një konflikt të ndodhur mes një 35 – vjeçari dhe një vajze 26 – vjeçare, shkak për të cilin mësohet të jenë bërë çështje pronësie.

Burime zyrtare sqarojnë se pasi kanë debatuar me njëri – tjetrin, 35 – vjeçari Alfred Jakaj ka marrë armën dhe ka qëlluar 3 herë në ajër duke kanosur për jetën 26 – vjeçaren me iniciale M.J.

Ngjarja në fjalë ndodhi gjatë ditës së enjte në fshatin Lohë e Sipërme. E mbërritur menjëherë në vendngjarje, policia ka bërë të arrestimin e Jakës, i cili kishte arritur të largohej së bashku me armën e zjarri, një pushkë gjysmë automatike./tvklan.al