Deklarata e kreut të Partisë Demokratike është parë me shumë skepticizëm nga përfaqësues të opozitës dhe koalicionit qeverisë ditët e fundit.

Më shumë sesa ringritje e opozitës, rezultati i dalë nga kutitë e votimit i dha opozitës vetëm 15 bashki, kundrejt 45 njësive vendore që fitoi koalicioni i majtë në këto zgjedhje dhe bashkisë së Finiqit, që u mor nga ish aleatja e demokratëve, Partia e minoritetit grek MEGA.