Të ftuar:

Dr. Klea Xhelilaj – alergologe

Arlinda Garuci – nutricioniste

Blerta Sadikaj – PR i Comodita Home

Gazetare: Agida Koçi, Ermelinda Ndoja

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj. Vjollca

Burani me presh dhe vezë

600-700 gr presh
2 hudhra të njoma
3 qepë të njoma
4 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë + piper të zi + pak piper të kuq
1 gotë qumësht
80 gr djathë që shkrin, mozzarela
4-6 vezë
Majdanoz 2 lugë gjelle

Pastrojmë preshët l. qepët dhe hudhrat dhe i grimë ato shumë hollë. Në një tigan ngrohim vaijn dhe kaurdisim fillimisht hudhurat për dy minuta. Shtojmë qepet dhe vazhdojmë kaurdisjen për 4-5 minuta e më pas shtojmë preshet të grirë hollë plus kripë dhe vazhdojmë përzierjen në temperaturen mesatare derisa në tigan mos të ketë më lagështire. Shtojmë pak piper të kuq e të zi e më pas shtojmë qumështin dhe lëmë preshët të ziejnë.

Shtojmë gjysmën e djathit dhe transferojmë preshët në një tave i mbulojmë përsëri me pak djathë dhe i vendosim në furrë në temperaturen 190 gradë për 20 minuta. Nxjerrim taven nga furra shtojmë vezet sy dhe i spërkasim me pak kripë dhe i vendosim përsëri në furrë, për 10-12 minuta. Më pas e servirim të ngrohtë.

Patate me vezë dhe proshutë në tigan

2 patate mesatare
2 vezë
Kripë + piper të zi
1 lugë gjelle parmixhano të grirë
100 gr djathë mocarela
3-4 feta proshutën që preferoni
Pak vaj

Në një tigan me diameter 26-28 cm ngrohim pak vaj dhe vendosim në të gjithë sipërfaqen e tiganit fetat e holla me patate, i spërkasim ato me pak kripë vendosim kapakun dhe i lëm ato të piqen për 5 minuta në temperaturën mesatare. Në një tas përziejmë mirë dy kokrra vezë, shtojmë në tasin me vezë pak kripë plus piper të zi, plus një lugë gjelle parmigiano të grirë shumë hollë. Shtojmë në tigan mbi patatet vezet e përziera, nivelojmë mirë mbi patatet.

Vendosim kapakun dhe e lëmë vezën të mpikset për 5 minuta. Pasi kalon kjo kohë veza ka filluar të mpikset shpërndajmë mbi vezë pak djathë mocarella të grirë. Vendosim fetat e proshutës vendosim fetat e mocarelës dhe i lëmë ato të shkrijnë plotësisht. Mund ta palosni në dysh dhe e shërbeni.

Shenjat dhe simptomat e zakonshme të alergjisë ushqimore…

Cilët janë ushqimet që shkaktojnë alergji?

Mos e hidh dyshekun e vjetër! Comodita Home surprizon sërish!