Kombëtarja pritet të ketë mbështetje maksimale në ndeshjen në shtëpi më 9 Tetor me rivalin më të fortë në grupin kualifikues të Kupës së Botës 2018.

Në faqen në internet të Federatës Shqiptare të Futbollit gjen vetëm disa bileta të tribunës VIP për ndeshjen me Spanjën, që kushton 18 mijë lekë.

Sektorët e tjerë të stadiumit “Loro Boriçi” nuk janë më të disponueshëm në kontrollin e bërë në

fshf.org

.

Një mbështetje të madhe Kuqezinjtë patën edhe me Maqedoninë në takimin e parë në Shkodër, por biletat nuk mbaruan disa ditë para zhvillimit të përballjes.

Kapaciteti i stadiumit të Shkodrës është rreth 16 mijë vende të ulura, ku 5% e tij janë për tifozët miq.

Me një llogari të thjeshtë në stadiumin sipas të dhënave në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit priten më shumë se 15 mijë tifozë shqiptarë, në sfidën tepër të rëndësishme për ecurinë në kualifikueset e Kupës së Botës 2018.

 

Tv Klan