shefiShefi i komisaritatit nr.2 të policisë Ilir Proda është pezulluar nga detyra pasi dyshohet se ka shkelur ligjin. Ajo që e ka çuar Drejtorin e Përgjithshëm të policisë së shtetit Artan Didi drejt këtij vendimi ka qenë një hetim në lidhje me një kallzim që ka ardhur nga qyetarët në emër të kreut të Komisariatit 2.

Sipas të dhënave në komisariatin nr.2 është paraqitur një person duke denoncuar një vajzë për akuzën e “bezdisjes në telefon”.

Mësohet se shefi komisariatit Proda këtë kallëzim nuk ja ka kaluar specialistëve të tij por ka nis veprimet vet, duke thirrur dhe ballafaquar denoncuesin me vajzën.

Në momentin e ballafaqimit, në kallëzim thuhet se denoncuesi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së bashku me shefin e Komisariatit Proda në formë presioni që mos ta bezdiste në telefon.

Me daljen nga zyra e Prodës, vajza dhe familjarët e saj kanë denoncuar në polici, duke akuzuar Prodën për ushtrim dhune.

Tv Klan